Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj në Elbasan: Njohje viteve të punës për emigrantët në Greqi dhe Itali
English

Leskaj në Elbasan: Njohje viteve të punës për emigrantët në Greqi dhe Itali

Elbasan, 20 Prill NOA - Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Valentina Leskaj, ka qenë në komunën e Shirgjanit të Qarkut Elbasan, ku ka vazhduar prezantimin të Programit të ri qeverisës të kësaj partie. "Ne do të fitojmë në 28 Qershor, - u shpreh Leskaj, pasi kemi një program të mirëstrukturuar që është garancia jonë për fitoren dhe qeverisjen e të nesërmes së fitores".

Leskaj vlerësoi se shqiptarët janë sot të etur për ndryshim të cilin shtoi se nuk e panë dot në këto vite.Â

"Unë e di ashtu si dhe ju që e provoni në shpinën tuaj, se sot nuk jeni më të pasur po më të varfër se katër vjet më parë edhe pse qeveria aktuale u kishte premtuar parajsën:, - tha Leskaj.

Shqipëria ka një numër shumë të lartë emigrantësh të cilët punojnë për vite të tëra në emigracion, në Greqi dhe në Itali dhe nuk u njihet periudha e punës për efekt të pensioneve.

Për këtë, Leskaj lajmëroi banorët se "ne do të lidhim marrëveshje me Greqinë dhe Italinë për njohje reciproke të periudhës së sigurimit për efekt pensioni".

Leskaj shpjegoi se kjo do të thotë që "ato vite pune që ke punuar në Shqipëri të bashkohen me vitet e punës në emigracion, në Itali apo Greqi, dhe nëse jeton në këto vende e merr pensionin atje, nëse jeton në Shqipëri e merr pensionin në Shqipëri".

a.k/NOA

KOMENTE