Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshje mes ISSH dhe Postës Shqiptare për rimbursimin e kartave të identitetit
English

Marrëveshje mes ISSH dhe Postës Shqiptare për rimbursimin e kartave të identitetit

Tiranë, 20 Prill NOA - ISSH dhe Posta Shqiptare, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për të bërë të mundur pajisjen e të gjithë pensionistëve pa pasaportë me kuponin e pajisjes me kartë identiteti që nga 1 maji 2009, si dhe rimbursimin e të gjithë atyre që kanë aplikuar përpara kësaj date për letërnjoftimin.

Ceremoni e posaçme u zhvillua për këtë qëllim në mjediset e drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare dhe më tej, një konferencë për shtyp e drejtorit Arqile Gorea dhe kreut të ISSH, Evelina Koldashi.

Gorea dhe Koldashi sqaruan se pensionistët që nuk kanë aplikuar ende do të pajisen me këtë kupon ditën e marrjes së pensionit.

Të gjithë pensionistët që janë pa pasaportë dhe që kanë pension minimal në qytet dhe të gjithë pensionistët e fshatit do të rimbursohen me 1 000 lekë, ndërsa do t'u mbahet nga pagesa mujore në momentin e tërheqjes së pensionit vetëm shuma prej 200 lekësh. Ndërkaq, do të rimbursohen në masën 400 lekë të gjithë personat pa pasaportë që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura.

Pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri në 20 qershor 2009 apo letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009.

Për aplikimet e bëra pas datës 20 qershor 2009 kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme.

Ndërkohë, personat që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin do të marrin kompensimin, në masën e njohur në muajin pasardhës, pasi të kenë dorëzuar në zyrat e tërheqjes së pagesës mujore të pensionit kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.

Aplikimi në afat e vendosura nga vendimi 336 I KM datë 15/04/2009, do të verifikohet nga punonjësit e Postës Shqiptare me datën që mban letërnjoftimi i marrë ose fatura e aplikimit për pajisjen me këtë dokument.

e.l/NOA

KOMENTE