English

Presidenti i Francës fton Berishën në "Elize", takim kokë më kokë

Paris, 20 prill NOA - Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, fton kryeministrin shqiptar për një takim kokë më kokë në kryeqytetin Paris.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime të Presidencës Franceze.

Mësohet se takimi mes Sarkozi dhe Berishës, do të zhvillohet në datën 24 prill 2009 në orën 17.30, në pallatin "Elize".

Qeveria shqiptare nuk ka publikuar ende ndonjë informacion lidhur me këtë takim.

Kryeministri aktualisht gjendet në Kinë për një vizitë disaditore nga pritet të kthehet nesër dhe vetëm dy ditë më pas, do t'i duhet të udhëtojë sërish, këtë radhë jo në Kinën e largët por në kryeqytetin më romantik të Evropës, Paris.

Presidenca franceze, nuk publikoi detaje rreth temave të takimit që pritet të zhvillohet, duke u mjaftuar vetëm me publikimin e datës dhe roës së këtij takimi në "Elize".

k.s/e.l/NOA

KOMENTE