English

Zv/kryeministri i Kinës: Duam të forcojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Pekin, 20 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hui Liangyu.

Duke iu referuar platformës serioze dhe konkrete të paraqitur nga Kryeministri kinez Jiabao në Forumin e BOAO,

Berisha tha se optimizmi i Kinës për daljen nga kriza është shumë i rëndësishëm, sepse Kina ka ekonominë e tretë në botë dhe për këtë arsye ka peshë të madhe në mbarëvajtjen e ekonomisë botërore.

Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se shpresat për një kontribut të Kinës në daljen nga kjo krizë, janë të mëdha.

Në takim u diskutua edhe për investimet në Shqipëri, ku Berisha e njohu me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim dhe e siguroi për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet në vend. Kryeministri tha se qeveria shqiptare është e gatshme t'i ofrojë biznesit kinez një zonë të lirë ekonomike për të investuar në Shqipëri, si dhe për t'i krijuar atij gjithë lehtësisë e nevojshme.Â

Duke vlerësuar zhvillimin e madh të Kinës, Berisha tha se asnjë vend në historinë e njerëzimit nuk ka arritur të nxjerrë nga varfëria qindra miliona njerëz, si Kina, pas përqafimit të doktrinës së DHP, duke shtuar se kjo përbën një fitore të madhe për Kinën, por edhe për gjithë njerëzimin.

Kurse zëvendëskryeministri i Republikës Popullore të Kinës z. Hui Liangyu, i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha dhe vlerësoi kontributin shumë të rëndësishëm të tij në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona.

Duke ndarë të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të një niveli të shkëlqyer miqësie, ai theksoi se ekonomia kineze është sot e treta në botë për nga vëllimi, me një rritje mesatare vjetore prej 9.6 për qind dhe rritje mesatare të të ardhurave me 14.1 për qind.

Qeveria kineze, shtoi ai, ka vullnet të plotë të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha fushat si; në ekonomi, tregti, teknologji hitech, bujqësi, kulturë etj.

e.l/NOA

KOMENTE