English

Avokati i Popullit dënon dhunën ndaj 15-vjeçarit në komisariat, Prençi ndëshkon krerët e policisë së Dibrës

Tiranë 21 prill NOA -Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Ahmet Prençi dhe Avokati i Popullit, Ermir Dobjani zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp, pas dhunës së ushtruar ndaj një 15-vjeçari që sipas familjarëve të tij është kryer nga punonjësit e policisë së komisariatit të Peshkopisë.

Ngjarja e cila ka ndodhur në 7 prill të këtij viti, ku 15- vjeçari, E.Ll është hedhur nga dritarja e katit të tretë nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Qarkut të Peshkopisë ka ndëshkuar me masa disa punonjës të policisë së komisariatit të Peshkopisë. qenë objekt i kësaj konference.

"Duke marrë shkas nga rasti i 15-vjeçarit në Peshkopi, ne kemi dërguar inspektorët tanë, të cilët kanë verifikuar pretendimet e familjarëve të 15-vjeçarit, të cilët akuzonin disa punonjës policie për veprime në kundërshtim me ligjin" shtoi me tej Dobjani.

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje ligjore dhe administrative lidhur me të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të policisë për shoqërimin dhe pyetjen e shtetasve në polici, si dhe regjistrimin e tyre në librin e personave të shoqëruar.Â

Për këto arsye Avokati i Popullit i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që "ngjarja të analizohet me objektivitet dhe të fillohet procedimi disiplinor, që të rezultojë me masa disiplinore ndaj punonjësve të policisë që kanë kryer shkelje.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit i cili ka dhënë masat disiplinore për disa punonjës të policisë së Peshkopisë.

"Në lidhje me rastin e 15 vjeçarit E.Ll, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër janë dërguar inspektorët e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, të cilët kanë verifikuar veprimet e punonjësve të policisë. nga verifikimet e bëra është konstatuar se gjatë shoqërimit dhe marrjes në pyetje të 15-vjeçarit E.Ll, janë kryer disa shkelje ligjore dhe administrative' u shpreh Prençi.

Komisar Pavlin Zhivani, me detyrë Shefi i Seksionit të Parandalimit të Krimit dhe Policimit në Komunitet, dhe Nën/komisar Admir Trupja, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve të Lehta, në Komisariatin e Policisë Dibër, marrin masën disiplinore me "Pezullim pa pagesë për 30 ditë".

Komisar Xhezair Hoxha, me detyrë, Shefi i Seksionit të Rendit dhe Sigurimit të Objekteve dhe Kryeinspektor Sinan Merdini dhe Fatmir Ndreu, me detyrë, Përgjegjës Grupi, në Seksionin e Rendit dhe Sigurimit të Objekteve, në Komisariatin e Policisë Dibër marrin masën disiplinore "Shtyrja e afatit të gradimit për 12 muaj".

Gjithashtu, ndaj Drejtues Fran Rica me detyrë Zv/Drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër dhe Kryekomisar Aledin Omuri, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër ka filluar ecuria disiplinore.

k.k/NOA

KOMENTE