Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden municione në një tunel në Delvinë, policia nis hetimet
English

Gjenden municione në një tunel në Delvinë, policia nis hetimet

Delvinë 21 prill NOA - Gjenden municione në një tunel në qytetin e Delvinës, policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat që i kanë braktisur armët.

Municionet janë gjetur mesditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur Gryka e Topit në qytetin e Delvinës.

Policia mbërriti menjëherë pranë tunelit duke bërë të mundur sekuestrimin e armëve.

Sipas burimeve të policisë në tunel u gjetën dy arka me municione, një çantë me fishekë, tre granata, prej të cilave dy ofensive dhe një difensive, tre kuti me ndezëse eksplozivi elektrik si, një kuti me kapsolla dinamiti si dhe një automatik kallashnikov. Â

Oficerët e drejtorisë së policisë së Vlorës bënë të ditur se po hetohet për identifikimin e personave që kanë vendosur municionet në tunel.

Paraprakisht policia dyshon se armët mund tu nevojiteshin personave për ndonjë grabitje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jenë përgatitur për tu shitur. Burimet policore bën me dije se hetimet po vazhdojnë ndërsa janë marrë në pyetje shumë persona.

k.k/NOA

KOMENTE