Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I plotë - Berisha për dënimin e Bollanos, kritika të forta gjykatës
English

I plotë - Berisha për dënimin e Bollanos, kritika të forta gjykatës

Tiranë, 21 prill NOA Update - Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sonte duke kritikuar vendimin që mori sot gjykata për të dënuar kryetarin e bashkisë së Himarës, Vasil Bollano me gjashtë muaj burgim, 500 mijë lekë të rinj gjobë dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të detyrës funksionale që ka aktualisht, për tre vjet me radhë.

Në një deklaratë të posaçme e cila u publikua nga kabineti qeveritar, Berisha vlerëson se vendime të tilla nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit.

"Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit", - thuhet në deklaratën e qeverisë.

Reagimi i Kryeministrit Berisha erdhi disa orë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për heqjen e të drejtës politike dhe elektorale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Gjyqtari Shkëlzen Selimi, gjatë leximit të vendimit dhe argumentimit të tij, iu referua pretencës së prokurorit kur tha se nga vlerësimi i provave rezulton se Bollano ka shpërdoruar detyrën e tij publike duke urdhëruar heqjen dhe çmontimin e sinjalistikës rrugore, në segmentin Llogora-Qeparo, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë.

"Nga dy urdhra të lëshuara prej z. Vasillaq Bollano janë dëmtuar interesat shtetërore, e shoqëruar kjo me një dëm financiar prej rreth 1.8 milionë lekësh", - deklaroi gjykatësi.

e.l/NOA

KOMENTE