English

Konferenca e OKB për racizmin, Çekia largohet pas fjalimit të Ahmedinexhad

Pragë, 21 prill, NOA - Vetëm Republika Çeke është larguar nga konferenca e OKB-së për racizmin e cila po mbahet në Gjenevë, ndërsa 22 vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë vendosur të qëndrojnë.

Republika Çeke, e cila njihet si një aleate tradicionale e Izraelit, zgjodhi të tërhiqet përfundimisht nga punimet e kësaj konference ku një ditë më parë presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili e cilësoi Izraelin një regjim racist.

Fjalimi i tij i ashpër kundër Izraelit, shkaktoi shqetësim në ditën e parë të Konferencës së OKB-së "Durban II" duke u shoqërua me largimin e delegacioneve të vendeve evropiane nga salla.

Ndërkaq, 4 vendet e tjera të Bashkimit Evropian si Italia, Gjermania, Polonia dhe Holanda, kanë hequr dorë që në fillim nga pjesëmarrja në konferencë të shqetësuar nga teprimet e iranianëve me deklaratat kundër Izraelit. Nga ana e saj, presidenca çeke theksoi se vendet evropiane që zgjodhën të qëndrojnë nuk kishin probleme të mëdha me "projektin e dokumentit përfundimtar të konferecës për luftën kundër diskriminimeve dhe racizmit dhe ishin "të gatshëm ta mbështesnin" miratimin e tij të parashikuar për të premten.

Konferenca në fjalë kishte si objektiv shqyrtimin e përparimeve të shënuara në luftën kundër racizmit që prej takimit të fundit në Afrikën e Jugut para tetë vjetësh.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli qenë larguar nga ajo konferencë pasi shtetet arabe u përpoqën që ta cilësonin sionizmin si dukuri raciste.

Ato janë ndër vendet që kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.

n.e/NOA

KOMENTE