Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi Rinor i PD, takim për Ditën e Tokës me studentët e Universitetit Bujqësor
English

Forumi Rinor i PD, takim për Ditën e Tokës me studentët e Universitetit Bujqësor

Tiranë 22 Prill NOA - Në kuadrin e aktiviteteve të organizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Forumi Rinor i Partisë Demokratike përmes kryetarit të tij Gerti Bogdani, u takua sot me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Takimi u zhvillua si një forum i hapur për shpalosjen dhe diskutimin e ideve për çështjet që lidhen me mjedisin dhe ofroi një mundësi për këta studentë për të qenë pjesë e një debati më të gjerë se sa salla e një leksioni apo seminari, për ata që përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri.

Për Bogdanin, kjo përkon me vizionin e FRPD për të ofruar hapësira për grupe të ndryshme interesi, në mënyrë që të integrohen politika e strategji sa më novatore, cilësore e pranë të rinjve si grupe specifike interesi.

Nën siglën "Mbro mjedisin/ Jeto Shëndetshëm"Â debati u orientua si nga problematika ekzistuese, sidomos në Tiranë, ashtu edhe nga alternativa për zgjidhje. Në këtë linjë çështjet që u ngritën prekën dhe politikat dhe ndikimin e tyre në mjedis si dhe mundësi përfshirje për të rinjtë në këtë fushë. Një zhvillim i qëndrueshëm urban dhe hapat për të arritur atë.Â

Bogdani tha se "shpesh thuhet qe rinia është e ardhmja, por rinia është edhe e tashmja, ndaj idetë, projektet dhe energjitë tuaja janë te mirëpritura ne Forumin Rinor te Partisë Demokratike, qe ka hapur dyert për te rinjtë".

Ndaj, - tha Bogdani, edhe debati mbi mjedisin dhe mbrojtjen e tij është i rëndësishëm, pasi kush me mire se studentet e Universitetit Bujqësor te Tiranes mund te japin kontributin e tyre ne këtë temë".Â

Temat që u diskutuan ishin:

Hapësirat e gjelbra- Taksat e larta dhe raporti i tyre me hapësirat e gjelbra.

Mbetjet urbane- Manaxhimi, transparenca dhe ndikimi i tyre në jetesën cilësore të qytetarëve.

Ndotja akustike dhe zgjidhje të mundshme në një realitet urban.

Eko-turizmi si një ofertë shqiptare kundrejt një tregu global.

Gjithashtu disa nga zgjidhjet që dolën nga debati ishin:

Politika decentralizimi për mjedisin- Ulja e taksës së gjelbër si një politikë e djathtë.

Pjesëmarrje dhe aktivizimi i grupeve të ndjeshme si studentët e mjedisit.

Ndërgjegjësim qytetar.

Menaxhim më efektiv i të ardhurave publike në drejtim të shërbimeve mjedisore.

Politika dhe investime serioze për mjedisin për të rritur ofertën e tregut të punës për studentë që profilizohen në inxhinieri mjedisore.

Bogdani nënvizoi se ky është një nga takimet që do të zhvillohen në vijim me të gjithë kampuset universitare për çështje specifike që kanë lidhje me edukimin e profilin e studentëve, si dhe një rritje cilësore të përfaqësimit të të rinjve dhe ideve të tyre në politikë e politika.

e.l/NOA

KOMENTE