Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Infermierët, takime lokale në Korçë, Elbasan dhe Vlorë për problematikat
English

Infermierët, takime lokale në Korçë, Elbasan dhe Vlorë për problematikat

Tiranë, 22 prill, NOA - Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë ka zhvilluar ditët e fundit takime në Korçë, Elbasan dhe Vlorë në kuadrin e takimeve rajonale të parashikuara brenda muajit të Infermierit (12 prill-12 maj).

Sipas të dhënave nga drejtuesit e këtij organizmi për agjencinë e Lajmeve NOA, është menduar që në përmbyllje të këtyre aktiviteteve të zhvillohen edhe konferenca rajonale me pjesëmarrjen e inrermierëve në rang qarqesh.

Konkretisht, 6 maji është përcaktuar data e një konference të tillë në Korçë, ndërsa në Elbasan ajo është konkluduar të organizohet në datën 28 prill.

Gjatë këtyre aktiviteteve të zhvilluara në nivel qendrash shëndetësore apo spitale rrethesh, infermierët po sensibilizohen për rritjen e nivelit etiko-profesional dhe po diskutohet mbi tematika për rritjen e profesionalizmit të kësaj kategorie në sektorin shëndetësor.

Ndërkaq, këto takime po shërbejnë në të njëjtën kohë edhe për ballafaqimin e punës dhe sjelljes së infermierëve, në përshtatje me Kodin Etik

Nga ana e tij, Presidenti i Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi shprehet se infermierët nuk duhet të ndiejnë inferioritet në aspektin profesional para mjekëve, porse puna e tyre duhet të stimulohet për të krijuar rezultate edhe më shumë efikase në këtë sektor.

Ndërsa zv/presidenti i këtij organizmi, Eduard Qazimi vë në dukje faktin e përmirësimit të kualifikimit të infermierëve shqiptarë, duke synuar shtimin e numrit të atyre që janë me arsim të lartë në të ardhmen.

Në aktivitetet, që do të ndërmerren në kuadër të këtij muaji, do të vlerësohen arritjet, që nga dyfishimi i pagave për personelin e kujdeseve, Ligji për UISH, Kodi Etik-Deontologjik i Infermierëve, krijimi i Qendrës Kombëtare për Edukim të Vazhdueshëm, fillimi i studimeve për masterin në infermieri, etj.

n.e/NOA

KOMENTE