Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2009 > Lajmet e datës 22 Prill 2009
 

Mbyllen hetimet për "Ben Qimen", akuzohet për vrasjen e Pirro Koçiut

Tiranë, 22 prill NOA - Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Arben Isufin, të njohur si Ben Qimja.

Sot gjykata ka hedhur shortin elektronik, ndërsa dosja i ka rënë për gjykim gjyqtares Fatmira Hajdari.

Në dosjen hetimore bëhet me dije se 37 vjeçari Arben Isufi akuzohet për

vrasjen e ndodhur më 12 gusht të vitit 2002, në rrugën "Him Kolli", në Tiranë, në të cilën mbeti i vrarë Pirro Koçiu.

37 vjeçari Isufi u vu në pranga më 10 qershor të vitit të kaluar, pas gjashtë vitesh hetimesh.

Prokuroria menjëherë pas arrestimit dërgoi në SHBA gjurmët e gishtave të gjetura në vendngjarje dhe gjurmët që iu morën Ben Qimes pas arrestimit, të cilat rezultuan se ishin të njëjtat.

Sipas prokurorisë vrasja e ndodhur shtatë vite më parë ka ndodhur për motive të larje hesapesh pas mosmarrëveshjeve për trafiqet e drogës.

e.l/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.