Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Publicisti Balliu i dhuron botimin La Femme du Diable presidentit të Zvicrës
English

Publicisti Balliu i dhuron botimin "La Femme du Diable" presidentit të Zvicrës

Gjenevë, 23 prill NOA - Në panairin më të madh të librit frankofon në Zvicër dhe njërin nga aktivitetet kulturore më të rëndësishme të Evropës, në Sallonin e Librit në Gjenevë, publicisti Fahri Balliu pati një takim me presidentin e Zvicrës Pascal Cauchepin, të cilit i dhuroi edhe botimin në frëngjisht të monografisë "Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha" ("La Femme du Diable"), libër i cili është publikuar nga edicionet "Favre", krenaria e publikimeve zvicerane në frëngjisht.

Presidenti vlerësoi suksesin e librit në Zvicër e Francë dhe shprehu shpresën se botime të tjera shqiptare do të vijnë në gjuhën frënge.

Gjatë takimit Balliu u ndal në tematikën e librit, i cili i kushtohet rolit të fortë që ka luajtur gruaja e diktatorit komunist në egërsimin e regjimit komunist në Shqipëri, duke e shndërruar diktaturën tonë në regjimin më shtypës në Evropë.

Pasi u informua nga prezantuesi i panairit, se Balliu ishte edhe një përfaqësues i politikës shqiptare, presidenti zviceran shprehu interes edhe për situatën parazgjedhore në vendin tonë.

Balliu u ndal te reformat e rëndësishme që po ndërmerreshin në Shqipëri nga kabineti "Berisha", të cilat po i jepnin Shqipërisë vendin që meriton në gjirin e familjeve perëndimore.

Ai shprehu bindjen se edhe procesi i ardhshëm zgjedhor do të konfirmonte kursin reformator të së djathtës shqiptare, duke e votëbesuar atë masivisht për një mandat të dytë qeverisës.

Presidenti i Shtëpisë Botuese "55" është i ftuar nominal i presidentit të Panairit të Librit të Gjenevës Pierre-Marcel Favre dhe mori dje pjesë në çeljen e panarit të librit, evenimenti më i madh kulturor i Zvicrës dhe njëri nga panairet më të rëndësishme të librit frankofon në botë.

Sivjet ky panair po funksionon edhe si një festival arti dhe po i kushtohet gjerësisht shkëmbimit të kulturave.

Shtëpia Botuese "55" është e vetmja që prezantohet me një stendë të veçantë në panairin që vjet tërhoqi vëmendjen e më shumë se 100 mijë vizitorëve.

Në ditën e parë të panairit, publicisti Balliu pati një takim me presidentin e Konfederatës Zvicerane, zotin Pascal Cauchepin, të cilit i dhuroi edhe publikimin e tij në frëngjisht,

***

Stenda e Shtëpisë Botuese "55" në Panairin e Librit në Gjenevë është shndërruar që ditën e parë të çeljes së tij, në një pikë referimi për diasporën e fuqishme shqiptare që jeton në Konfederatën Zvicerane.

Duke qenë e vetmja përfaqësuese e publikimeve në gjuhën shqip, intelektualë, përfaqësues të shoqatave të emigrantëve por edhe dashamirës të librit, të ardhur nga Gjermania e Italia, vizituan stendën dhe shprehën vlerësim të lartë për cilësinë e lartë të botimeve, që prezanton Enti Botues "55".

Përveç librit "Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha", mjaft publikime të tjera, si "Historia e Shtetit Shqiptar, 1912-2005" e Kastriot Dervishit, memuarët e Pater Zef Pllumit apo edhe publikime të tjera historike e shkencore, të përfshira edhe në kolanën e posaçme "Intelligenda", nën kujdesin e Dr.Aurel Plasarit, zgjuan interesin e vizitorëve, çka solli edhe tërheqjen në masë të tyre.

Vizitorët shprehën kënaqësinë që botuesit e "55"-s kishin mundur të ishin të pranishëm në këtë aktivitet elitar të librit evropian, çka përbënte një krenari për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

***

Salloni i Librit në Gjenevë është një aktivitet i përvitshëm, i cili sivjet regjistroi edicionin e 23-të të tij.

Ai u çel në prani të Presidentit të Konfederatës Helvetike nga presidenti i panairit, Pierre Marcel Favre dhe shpreson të thyejë rekordin e vjetshëm të vizitorëve, prej 100 mijë syresh.

Në panair marrin pjesë 720 shtëpi botuese nga e gjithë bota, ndërkohë që sivjet salloni i librit do të funksionojë edhe si "Europ'art", një organizim që përpiqet të promovojë shkëmbimin e kulturave dhe të ideve.

e.l/NOA

KOMENTE