Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studenti nga Shkodra, pretendent për kreun e Unionit të Studentëve në SHBA
English

Studenti nga Shkodra, pretendent për kreun e Unionit të Studentëve në SHBA

Nju-Jork, 22 prill, NOA - Studenti shqiptar Marko Kepi, me origjinë nga Shkodra, është pretendent për t'u zgjedhur president i Unionit të Studentëve nga radhët e Partisë Republikane në Nju Jork.

Studenti i dalluar, i cili emigroi me familjen e tij dekadën e fundit në SHBA, është një figurë e re që synon majat e karrierës politike dhe shkencore në SHBA dhe ai është një personalitet tëheqës për opinionin amerikan.

Ai tashmë është emëruar dhe pritet të zgjidhet president i Unionit Studentor në universitetin e njohur "John Jay" në Nju Jork.

Në këtë universitet, tashmë vijojnë studimet mbi 50 studentë shqiptarë. Por këtë vit zgjedhjet janë shumë më të rëndësishme, edhe më të rëndësishme se vitet e mëparshme. Gara dhe numri i kandidatëve, janë rritur në mënyrë dramatike.

Për herë të parë president ka shumë shanse të bëhet një student shqiptar.

Kepi është i adhuruar edhe në mesin e studentëve, të cilët nëpër forume dhe debate të ndryshme i japin mbështetje atij, duke thënë se ai mund të rrisë programet e mësimit, të punojë për rritjen e buxhetit për studentët, për klubet studentore dhe çështje të tjera.

Ai është i njohur edhe si përfaqësues i universitetit "John Jay College" në Britani të Madhe, Uells dhe Irlandë.

Ndihmoi në krijimin e Klubit të sportit, "John Jay Track & Field Club John Jay" në mënyrë që studentët të kenë një tjetër alternativë më shumë, për t'u bashkuar me një ekip në kolegjin e tyre.

Por ai ka krijuar për herë të parë edhe klubin politik republikan në kolegj.

Ai ka qenë pjesë e fushatave në Nju Jork, me politikanët e njohur republikanë kandidatë për në senat, kongres dhe president të SHBA-së, me ish-kongresmenin republikan të Nju Jorkut, Jospeh DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Në promovimin e kandidaturës për president i partisë Republikane, të studentit shqiptarë Marko Kepi, tek grupi i studentëve të John Jay College, mori pjesë edhe ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Jospeh DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Klubi Politik Republikan u themelua nga Marko Kepi dhe Powe Alicia. Ky Klub Politikë është i mishëruar në vlerat e principet e vërteta republikane, bazuar në religjion, filozofi, mënyrën se si ne e shohin politikën e qeverisë dhe të gjitha ndikimet e jetës amerikane.

NOA-INA

KOMENTE