Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Subvencion për banorët e zonave të largëta, u paguhet rruga për të blerë kartat
English

Subvencion për banorët e zonave të largëta, u paguhet rruga për të blerë kartat

Tiranë, 22 prill NOA - Qeveria miratoi sot vendimin për subvencionin e transportit të shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në komuna me distancë të largët nga qendra e aplikimit, për pajisjen e tyre me letërnjoftimin elektronik.

Kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar këtë vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tha se qeveria do të paguajë transportin e shtetasve në komunat dhe fshatrat e tyre që janë larg qendrave të aplikimit për pajisjen me letërnjoftimin elektronik.

"Me riorganizimin e Gjendjes Civile, - tha ai, - në disa komuna pati një heqje të tyre, për shkaqe objektive administrative dhe është në rishqyrtim e riorganizim krijimi me kohë të pjesshme i zyrave të gjendjes civile në këto komuna, por, derisa të krijohen, zgjedhësit e këtyre komunave do të kenë të paguar transportin për në komunat, ku ndodhen qendrat e aplikimit.

Kryeministri saktësoi se kjo do të aplikohet jo vetëm për këto komuna, por edhe për fshatrat e një komune që ndodhen larg.

"Ka komuna shumë të hapura që, realisht, në këmbë janë mbi tre orë dhe këtyre zgjedhësve qeveria do të marrë përsipër t'u paguajë transportin për në qendrën e aplikimit," u shpreh Kryeministri.

e.l/NOA
KOMENTE