Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi niset për të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, Bullgari
English

Presidenti Topi niset për të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, Bullgari

Tiranë 23 prill NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin "Gazi natyror për Evropën: Siguria dhe Partneriteti", që do të zhvillohet në datat 24-25 prill në Sofje.

Kreu i shtetit shqiptar ka marrë ftesë nga Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, për të marrë pjesë në këtë Samit ku do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh dhe drejtues të lartë të 28 vendeve nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, etj. Mësohet se gjatë samitit do të trajtohen disa tema kryesore si politika evropiane për energjitikën, marrëveshjet e reja ndërkombëtare në shërbim të sigurisë energjitike në rajonin ballkanik dhe në mbarë Evropën, zbatimi i projekteve për transportimin e energjisë, si dhe mundësitë e zbutjes së situatës së krizës sa i përket gazit natyror në Evropë.

Gjatë punimeve të Samitit për Energjitikën, Presidenti i Republikës do të mbajë fjalën në njërën prej seancave plenare, po ashtu pritet të ketë takime me homologë të tij dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse në Samit.

k.k/NOA

KOMENTE