Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Manjani: Qeveria përgjegjëse për klimën e favorshme të krimit dhe të vetëgjyqësisë në vend
English

PS, Manjani: Qeveria përgjegjëse për klimën e favorshme të krimit dhe të vetëgjyqësisë në vend

Tiranë 23 prill NOA - Kryetari i Komisionit për sigurinë dhe administratën në Asamblenë e PS, Ylli Manjani deklaroi sot se është përkeqësuar situata e rendit publik në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

"Krimi i rrugës dhe vetëgjyqësia janë sot fenomene tepër shqetësuese për rendin publik në vend. Dy ditë më parë u përplasën me armë zjarri dy familje fqinje në mes të rrugës duke rrezikuar jetën e njerëzve të pafajshëm udhëtarë të rastit në Shkozet të Durrësit.

Në fillim të kësaj jave, një sasi eksplozivi shpërtheu në një pallat të Tiranës, duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve të pafajshëm. Javën që shkoi një institucion financiar u grabit në mënyrë të përsëritur dhe thuajse në të njëjtën mënyrë si herët e tjera.

Ende nuk ka asnjë lajm për autorin që qëlloi mbi Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ca më keq akoma nuk ka ende asnjë lajm nga qeveria se përse ky gjyqtar nuk është sot në detyrën Kushtetuese" u shpreh Manjani.

Sipas tij këto ngjarje, janë dëshmitë më të fundit të faktit se Rendi Publik në vend nuk është më i garantueshëm nga kjo qeveri.

"Ne, sot fajësojmë qeverinë si përgjegjëse për klimën e favorshme të krimit dhe të vetëgjyqësisë në vend. Qeveria nuk kontrollon dot territorin e vendit dhe aq më pak të parandalojë konfliktet që përfundojnë në vetëgjyqësi primitive" shtoi më tej Manjani. "Qeveria pësoi një dështim të rëndë me pseudo reformat e saj të tipit "Një polic një kilometër", sepse në çdo kilometër sot jo vetëm që nuk ka polic, por ka krim dhe pasiguri. Ne sot fajësojmë qeverinë që nuk lë rast mediatik pa sulmuar Prokurorinë, mediat e institucionet e pavarura dhe partive të opozitës. Ky sulm frontal që bën propaganda mashtruese elektorale ka krijuar terrenin e favorshëm që krimi të veprojë hapur dhe pa asnjë frikë ndaj ligjit" deklaroi sot Ylli Manjani.

k.k/NOA

KOMENTE