Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ai që nuk lëviz para, shkon mbrapa
English

Ai që nuk lëviz para, shkon mbrapa

Nga Jozefina Topalli*

Kryetare e Kuvendit

Â

Kjo është një ditë shumë e bukur, dua të jetë një ditë mirënjohje për kontributin e grave në çdo aspekt të jetës: në shtepi, në punë, në komunitetin e tyre, si nëna, si bashkëshorte, si motra, si vajza, si studente, si punonjëse, si qytetare, si drejtuese. Sot jemi bashkuar në Lushnjë, ashtu siç jemi bashkuar në shumë qytete, e në shumë komuna.

Ne gratë jemi bashkë, ashtu siç jemi bashkë çdo ditë, në çdo vend. Ne jemi bashkë, kur çojmë fëmijët në çerdhe. Ne jemi bashkë, kur çojmë fëmijët për të luajtur. Ne jemi bashkë, kur shkojmë në dyqane. Ne jemi bashkë, kur dalim te rrugica. Ne jemi bashkë, kur çojmë fëmijët te mjeku. Ne jemi bashkë, kur çojmë fëmijët te shkolla. Ne sot jemi bashkë këtu në Lushnjë, si 3 ditë më parë në Krujë, si 6 ditë më parë në Gramsh, si 10 ditë më parë në Kuçovë, Durrës etj. Ne jemi bashkë për të folur për fëmijët tanë, për familjen, për jetën, për të ardhmen, por po ashtu për aspiratat tona. Ne jemi bashkë për të folur për shëndetin e fëmijëve tanë, por edhe pse jo për shëndetin e nënave e motrave tona. Ne jemi bashkuar, sepse ne e dimë se nëse nënat janë të shëndosha e të mësuara, familjet e tyre janë të gëzuara, fëmijët e tyre janë të gëzuar. E kur familjet janë të shëndosha, vendi, kombi është i prosperuar, vendi kombi është i fortë, gjatë takimeve që kam patur.

Unë kam takuar nëna, me fëmijë për dore, me bashkëshortë të aksidentuar, që përballen me jetën e kanë nevojë për strehim. Unë kam takuar nëna të reja, të vetme, me bashkëshortë në emigracion, që i përkushtojnë çdo gjë, çdo ditë, çdo orë çdo sekondë të jetës së tyre, fëmijës, shtëpisë, punës, vendit. Unë kam takuar gra, që janë viktima të dhunës në familje. Unë kam marrë letra nga fëmijët e këtyre të fundit, kam lexuar dhembjen, kam ndjerë lotin, kam kuptuar protestën. Unë kam parë gra infermiere që punojnë pa u ndjerë, me dashuri, me përkushtim, me fjalën e mirë në gojë, me optimizëm, me shpresë me të sëmurin. Unë kam takuar mësuese, që jetojnë me rritjen nxënësve të tyre, si me rritjen e fëmijëve të tyre. Duke folur me ju sot, unë flas për to, duke folur me ju, unë flas për gratë që luftojnë për të mundur sëmundjet, duke folur edhe në Lushnjë, unë flas për gratë që luftojnë kundër kancerit, flas për gratë që rrisin fëmijët, flas për gratë që vuajnë nga dhuna në familje, flas për ato që janë vetëm. Bashkë me ju, dua t'i them Mimozës në Krujë, që 3 ditë më parë më kërkoi ta ndihmoja për një shtëpi më të mirë, dua t'i them Luljetës në Gramsh, se unë dua t'ju mbështes, se ne duam t'ju ndihmojmë. Se ne do t'ju ndihmojmë. Do t'ju ndihmojmë ashtu siç e bëmë me mësueset. Do t'ju ndihmojmë ashtu siç e bëmë me punonjëset e administratës. Do t'ju mbështesim, siç e bëmë për biznesmenët, duke u ulur taksat. Do vazhdojmë të mbështesim personat me aftësi të kufizuara. Edhe më shumë do të bëjmë. Edhe më fort, fort do t'ju mbështesim. Ne nuk kënaqemi kurrë me ato që kemi bërë. Ne nuk u themi shqiptarëve, se do të bëjmë gjëra që janë bërë fakt, ashtu siç bëri 5 ditë më parë Rama, kur premtoi pensione për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara, kur ato e merrnin atë. Kjo është tallje, kjo është cinizëm, kjo është e papranueshme.  Unë vlerësoj faktin se rreth 200.000 persona nga rreth 575.000 që ishin të varfër në vitin 2005 kanë dalë nga varfëria vetëm gjatë periudhës 2005 deri më 2008. Unë ndihem mirë, ne ndihemi mirë që rritja ekonomike, që ka përjetuar Shqipëria në këto vite së bashku me rritjen e pagave, pensioneve në vitet 2005-2007 ka kontribuar në këto rezultate, siç thotë Banka Botërore. Ne kemi bërë mirë, dhe si rezultat i reformave kemi mundësuar që konsumi mesatar për frymë në terma reale është rritur me 7% që nga viti 2005. Zvogëlimi i shpejtë i varfërisë në zonat rurale, që nënkupton se varfëria mund të mos përbëjë më një problem, kryesisht rural, është ajo që kishim premtuar. Jam e kënaqur, që zonat qendrore kanë patur uljen më të madhe të nivelit të varfërisë që nga viti 2005. Në mandatin e ardhshëm po të vazhdojmë bashkë, e ne do vazhdojmë, bashkë vendi ynë do të vazhdojë me rritje ekonomike pozitive. Në mandatin e ardhshëm, bashkë ne do të vazhdojmë të përgjysmojmë varfërinë edhe në zonat malore, ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm bashkë ne do të vazhdojmë të rrisim investimet, sepse investimet që kemi realizuar e nënshkruar do të thotë më shumë rroga, do të thotë më shumë punësim për gratë, për bashkëshortët tuaj, do të thotë më punësime për fëmijët shqiptarë.

Në mandatin e ardhshëm edhe më shumë se dy herë do të rritet numri i studentëve në universitete. E mbi të gjitha tani është koha për të vepruar për gratë kudo ku janë, në fshat, në qytete, në veri, në jug, këtu e kudo. Por mbi çdo gjë, duhet të vazhdojmë bashkë për një arsye të thjeshtë, por të madhe, për një qëllim, të vetëm , unik, për ne gratë, për fëmijët. Ne duhet, ne do të vazhdojmë të lëvizim para, sepse ne gratë më mirë se të gjithë të tjerët e dimë se "Ai që nuk lëviz para, shkon mbrapa" Së bashku me ju ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, çdo burrë e grua të duhet e të trajtohet në mënyrë të barabartë, edhe çdo familje të ketë shpresën e një familje të fortë e stabël. E siç thotë e madhja Vaçe Zela së bashku të këndojmë: "Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur".

(*) Fjala e mbajtur sot para banorëve në Lushnjë

Â

KOMENTE