English

Aksident rrugor afër Marikajt, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Tiranë, 24 prill, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, shkak i këtij aksidenti është bërë përplasja e një motoçiklete me një karroatrec, e cila është shoqëruar me humbjen e jetës së drejtuesit të motoçikletës.

Forcat e policisë ende nuk bëjnë të ditur identitetin e personit që është dëmtuar fatalist, por bëhet e ditur paraprakisht se ai ka qenë fajtori për këtë ngjarje e cila i kushtoi jetën.

Kjo pasi ai ka hyrë në mënyrë të gabuar nga një rrugë dytësore, duke i shkaktuar vetes përplasjen e pashmangshme nga karroatreci, gjë e cila u shoqërua me humbjen fatale.

n.e/NOA

Â

KOMENTE