Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e pasaportave, kosovarëve nuk u lejohet të hyjnë në Luginë të Preshevës
English

Çështja e pasaportave, kosovarëve nuk u lejohet të hyjnë në Luginë të Preshevës

Preshevë, 24 prill, NOA - Për shkak të problemit të pazgjidhur me pasaportat, shumë shqiptarë të Kosovës nuk mund të takohen me të afërmit e tyre në Luginë të Preshevës.

Automjetet me targa të Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi.

Disa që i posedojnë akoma dokumentet e vjetra i parkojnë veturat në vendkalimin kufitar drejt Preshevës dhe kalojnë kufirin në këmbë.

"Për çdo ditë mund të vëreni kolona të automjeteve që parkohen në vendkalimin kufitar drejt Preshevës, Bujanocit nga ana e Kosovës. Aty i lënë veturat, sepse në Serbi nuk guxojnë të hyjnë me targa të Kosovës. Ata që kanë akoma dokumentet e vjetra të udhëtimit kalojnë, kurse ata me dokumente të Republikës së Kosovës nuk lejohen të hyjnë. Kjo situatë shkakton probleme sepse ka familje që me vite të tëra nuk mund të takohen me familjarët e tyre", deklaroi kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Ragmi Mustafa.

Për shkak të problemit të pazgjidhur me pasaportat shumë shqiptar të Kosovës nuk mund të takohen me të afërmit e tyre në Luginë të Preshevës. Sipas media serbe 1,200 shqiptarë nga Kosova shkaku i këtyre problemeve janë pajisur me pasaporta serbe.

NOA-INA

KOMENTE