Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama në Fushë Arrëz: Do ta transformojmë së bashku Shqipërinë
English

Edi Rama në Fushë Arrëz: Do ta transformojmë së bashku Shqipërinë

Fushë Arrëz, 24 prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë në Fushë Arrëz për të prezantuar Programin e ri të Partisë Socialiste.

Rama ka folur me banorët e këtij qyteti për masakrën që i është bërë në vite pasurisë së përbashkët, pyjeve, të cilat janë prerë e masakruar duke prishur ekosistemin dhe mbi të gjitha të ardhmen e vendit. Pasuritë e përbashkëta tha Rama mund t'i kthejmë në mirëqenie për të gjithë

Rama u ndal dhe tek një dukuri tjetër siç është largimi masiv i të rinjve dhe të rejave nga Fushë Arrëzi pasi nuk gjejnë asnjë motiv për të jetuar me punë të ndershme në vendin e tyre.

Kjo dukuri duhet të ndalet tha Rama dhe PS me programin e saj të ri do bëjë çmos që të gjithë të jetojnë me punë të ndershme në tokën e të parëve.

Rama foli për masakrën që po u ndodh sot pyjeve shqiptare. Në këtë kontekst ai tha se, "ne do të marrim të gjitha masat e do të bëjmë gjithçka me mish e me shpirt që ta ndalim këtë shkatërrim e që pasuritë tona të përbashkëta t'i vëmë në dispozicion të shoqërisë sonë, duke ndryshuar rrënjësisht dhe marrëdhëniet me zonat rurale".

Më tej, duke detajuar të gjitha pikat e programit të ri në lidhje me zhvillimin rural, kreu i socialistëve u shpreh se "nuk ka arsye që ne të shikojmë me zili nga fqinjët tanë! Nuk ka arsye që ne të shikojmë nga qielli e mos marrim përgjigje, ndërkohë që kemi një vend që është dhuratë bujare e Zotit, të cilin ne do e kthejmë në vendin e mirëqenies së përbashkët", - theksoi Rama.

e.l/NOA

KOMENTE