English

Kriza ekonomike, gjigandi "Microsoft" raporton për herë të parë rënie shitjesh

Uashington, 24 prill, NOA - Për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, kompania e fuqishme e prodhimit të programeve të kompjuterave, njoftoi rënien e parë të shitjeve që prej 23 vjetësh.

Gjigandi amerikan kompjuterik "Microsoft", i cili ka për pronar njeriun më të pasur të botës, Bill Gates", deklaroi sesi në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e produkteve të tij ra 6% në krahasim me një vit më parë.

Ndërkaq, u bë e ditur se edhe fitimi i kësaj kompanie për këtë periudhë ra më shumë se 30 %.

Analistët thonë se për shkak të krizës ekonomike globale, përdoruesit e kompjuterave dhe biznesi po shpenzojnë më pak në fushën e teknologjisë.

Analistët thonë se "Microsoft" po humbet gjithnjë e më shumë terren në treg.

Ekspertët thonë se pavarësisht nga kohërat e vështira, konsumatorët duken të gatshëm për të shpenzuar para për të blerë produktetet e Apple-it, iphone apo ipod, sepse ato konsiderohen si produkte që ata duhet t'i kenë patjetër.

KOMENTE