English

Ljubko Petroviç, ndër emrat më të preferuar për të zëvendësuar Ari Hanin

Tiranë, 24 prill, NOA - Federata Shqiptare e Futbollit po vijon procesin e shqyrtimit dhe vëzhgimit me shumë hollësi të çdo "Curriculum Vitae" që shumë persona kanë paraqitur deri tani për të zënë postin e trajnerit të ri të Kombëtares, pas largimit të holandezit Arie Haan.

Ashtu siç është folur kohët e fundit në media dhe në qarqet sportive, tregu më i preferuar mbetet ai ballkanas, pasi trajnerët e tij njohin më mirë problematikat e futbollit në vendet tona dhe kanë thuajse të njëjtat eksperienca dhe kanë kaluar të njëjtat vështirësi.

Lidhur mr ndonjë preferencë konkrete, flitet se është një teknik nga Bosnja favoriti kryesor për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për kampionin e Evropës me ekipin "Cervena Zvezden", 61-vjeçarin Ljubko Petroviç, i cili në vitin 1991 ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë, pasi skuadra e tij mundi "Marsejën" në finale.

Ai ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ish-Jugosllavisë, ndërsa si trajner ka drejtuar klube sportive në Bosnjë, Serbi, Spanjë, Uruguai, Bullgari, Austri e Kinë.

KOMENTE