Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në shpëtim të Qytetit të Argjendtë
English

Në shpëtim të Qytetit të Argjendtë

Kalaja e Gjirokastrës përmendet për herë të parë në dokumentet e shkruara në shek. XIV dhe në 500 vitet që pasuan u zgjerua më tej. Restaurimet në Kala janë në qendër të të gjithë përpjekjeve për shpëtimin e qytetit dhe për të tërhequr më shumë vizitorë në këtë sajt unikal. Përpjekjet për të ruajtur këtë thesar shqiptar pak të njohur të periudhës Osmane

Â

Nga Oliver Gilkes*

Â

Sajtet arkeologjike që ndodhen ngado në luginën e lumit Drini, në Shqipërinë jugore dëshmojnë një të kaluar të pasur historike, që nga Koha e Gurit deri në Erën Atomike. Një "fabrikë" me përmasa vërtet industriale për prodhim veglash guri e Mezolitit, që daton deri në 9000 pes., ndodhet në një rreze prej 5 kilometrash nga rrënojat mahnitëse të Antigonesë, qytet i shek IV p.e.s., themeluar nga Mbreti Pirro i Epirit, si

dhe rrënojat e qytetit tjetër antik Adrianopol, ndërtuar nga perandori romak Adrian rreth vitit 125 e.j. Të gjitha këto rrethohen nga radhë bunkerësh ndërtuar në vitet1980 për të mbrojtur Shqipërinë prej një sulmi te imagjinuar nga diktatori ksenofob Enver Hoxha. Por ç'ka më ka mbajtur të lidhur me këto anë gjatë gjithë 15 viteve të fundit është qyteti i Gjirokastrës, i cili, pa një ndërhyrje të menjëhershme dhe të

fuqishme për ta shpëtuar, rrezikon të humbasë shumë nga historia e tij.

Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1992, pak punime konservuese dhe restauruese janë bërë në qytet. Kalaja madhështore, e cila mbizotëron mbi Gjirokaster, është e errët dhe shkretë. Pavarësisht nga fakti që UNESCO e dha qytetit statusin "Sajt i Trashëgimisë Kulturore Botërore" në vitin 2005, shumë nga banesat e kohës osmane, që dikur dëshmonin pasurinë e tij, janë sot në rrënim. Disa prej tyre e kanë kaluar tashmë pikën kritike të rrënimit të pakthyeshëm.

Për herë të parë unë shkova në Gjirokastër në vitin 1994 për një vizitë njëditore, duke u nisur nga qyteti arkeologjik fqinjë Butrinti, ku kam marrë pjesë në gërmime që prej një dhjetëvjeçari (Ages of Albania, 2006). U intrigova menjëherë nga pamja e Gjirokastrës dhe krijova përshtypjen e një qyteti të ruajtur mirë të periudhës osmane te shekullit XIX me një kala madhështore, ndërtuar fillimisht në shekullin XIV dhe rindërtuar e zgjeruar disa herë gjatë 500 vjetëve.

Sot Gjirokastra ka më se 30000 banorë, shumica e të cilëve jeton në apartamente në "Qytetin e Ri" në këmbë të Malit të Gjerë. Në këtë zonë- një përzierje betoni socialist dhe kapitalist- ndodhen tregje, shitore bashkëkohore dhe universiteti. Kurse qendra historike, "Qyteti i Vjetër", kacavirret në shpatet e pjerrëta drejt majave të larta të malit.

Kulti personal i Hoxhës, i cili kishte lindur në këtë qytet, ishte sa një mallkim aq edhe një bekim për qytetin. Më 1961 regjimi komunist e shpalli Gjirokastrën një nga dy "qytetet-muze" të Shqipërisë. Tjetri, gjithashtu i periudhës osmane, por me një të kaluar që arrin deri në periudhën romake, është Berati ("qyteti i bardhë") në Shqipërinë e mesme.

Berati është aq i hapur dhe i çelur sa ç'është Gjirokastra e zymtë dhe e hirtë. Regjimi komunist restauroi me bujari rrugët dhe sokakët piktoreskë të kalldrëmtë të Gjirokastrës, duke krijuar atë që mendohej si skenografi e denjë për kultin e Hoxhës.

Por, në rrugën për ta bërë Shqipërinë një shtet ateist, regjimi komunist shkatërroi shumë nga historia e Gjirokastrës. Shumë rrugë të kalldrëmta dhe shtëpi të shek. XVIII-XIX u restauruan, por pamja e tyre u ndryshua pas restaurimit.

Në vende të tjera komuniste priftërinjtë, imamët, murgjit u persekutuan, por vetëm në Shqipëri ata u dëbuan, u burgosën, u torturuan e u ekzekutuan dhe shpesh institucionet fetare e shtëpitë e tyre u rrafshuan. Në Gjirokastër minaret dhe kambanarët ishin një shënjestër e parapëlqyer, aq sa sot ka mbetur vetëm një minare ka mbetur nga 11 që kishte në vitin 1900.

Kam shkuar më pas shpesh, disa herë në vit në Gjirokastër, si këshilltar i organizatës shqiptare të quajtur Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës - GCDO (ose Fondacioni "Gjirokastra"). Kjo organizatë përfaqëson një nismë me rreze të gjerë veprimi, e cila u krijua fillimisht në vitin 2001 dhe u zhvillua vit pas viti si një OJQ shqiptare, e mbështetur nga dhe bashkëpunuese me mjaft agjenci të huaja që nga Packard Humanities Institute (PHI - amerikane) e deri Trashëgimi Kulturore pa Kufinj (CHwB-suedeze).

Duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerë vendas, GCDO ka ndërmarre dhe mbështetur shumë nisma; më e fundit programi trevjeçar me CHwB i financuar nga SIDA, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe vetë GCDO, përmes të cilit do restaurohen dy godina në Pazarin e Gjirokastrës, do trajnohen 3 arkitektë të rinj shqiptarë dhe do organizohen 6 kampe ndërkombëtare restaurimi me pjesëmarrjen e specialistëve nga Suedia dhe Ballkani.

Ndërkohë qeveria shqiptare ka shpenzuar vitet e fundit më se 1 milion dollarë për konservime, restaurime në Kala, në Pazar dhe në shtëpi gjirokastrite. Por shpëtimi i Gjirokastrës kërkon shumë më tepër. Përfshirja ime në Gjirokastër duket paksa e pazakontë për mua si arkeolog që kam drejtuar gërmime dhe kam trajnuar qindra studentë ndërkombëtarë në Butrint. Por ka një lidhje natyrale, sepse Butrinti mund të konsiderohet si një lloj porte për në Gjirokastër. Kjo madje çoi në atë që interesat e mia studimore të zgjerohen, duke përfshirë trashëgiminë arkeologjike të të gjithë rajonit.

Në romanin "Kronikë në Gur", shkrimtari shquar Ismail Kadare, i lindur dhe rritur në Gjirokastër, e përshkruan qytetin e tij si "një krijesë parahistorike që kacavirrej përpjetë në shpatin e malit". Sa herë që e shoh unë mahnitem se si qyteti është bërë një me malin. Grija e gurëve gëlqerorë krijon kontraste të mprehta me të zezën e gurëve të çative.

Qyteti lulëzoi në periudhën bizantine, i njohur me emrin Argyrokastron, që në greqisht do të thotë qytet i argjendtë, ndofta për shkak të

vezullimit të rrugëve dhe çative të tij të hirta të lagura nga shiu. Topografia e Gjirokastrës është tepër interesante.

Kadare shkruan për Gjirokastrën "një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në botë, (ku) në nivelin e pullazit të njërës shtëpi gjendeshin themelet e tjetrës, dhe me siguri ky ishte i vetmi qytet në botë ku kalimtari në vend që të shembej në gropën ndanë udhës mund të binte mbi pullazin e ndonjë shtëpie të lartë" . Të bredhësh përpjetë nëpër sokakët e saj është një ushtrim gjimnastikor që kërkon përqendrim që nuk të lejon shumë të habitesh me pamjet mahnitëse të luginës së Drinos.

Në fillimet e saj në shekullin III p.e.s., Gjirokastra ishte një vendbanim i vogël i mbretërisë së lashtë të Epirit - mes Greqisë në jug dhe Ilirëve, një popull luftëtar, që mes fiset e tij shtrihej deri në Danub, në veri. Në shekullin e dytë p.e.s. këto anë u pushtuan nga romakët, që shkatërruan dhe detyruan braktisjen e qyteteve në lartësi të kodrave, si dënim për epirotët që kishin qenë aleatë me maqedonasit. Ky vendbanim u rifortifikua në shekullin VI e.j. dje mbijetoi deri në mesjetë kur sundohej nga familja feudale e Zenebishëve. Osmanët që e pushtuan kalanë më 1419, kuptuan menjëherë vlerën strategjike të vendndodhjes së qytetit mbi një rrugë të rëndësishme komunikimi veri-jug dhe e bënë atë kryeqendër në territorin shqiptar. Shpejt Gjirokastra do të bëhej qendër e rëndësishme tregtare dhe një pjesë e madhe e

popullsisë do të islamizohej, duke krijuar një qendër të muslimanizmit mes një territori që mbeti i krishterë.

Gjatë 400 viteve që pasuan, qyteti lulëzoi si qendër tregtie e vetëqeverisur. Në shekullin XIX, kur vëmendja e Europës u rikthye tek Shqipëria, Gjirokastra kishte rreth 20000 banorë. Breza udhëtarësh u gjetën frymëzim për të ardhur në Gjirokastër, si pjesë e tureve të tyre, nga poema e Bajronit "Çajld Haroldi" dhe nga vizatimet e Eduard Lirit. Qyteti u rishfaq paksa për sytë tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe forcat speciale britanike dështuan në përpjekjet për të shpëtuar 15 infermiere të kapura nga forcat naziste në Shqipërinë e pushtuar. Në zhvillimet më të fundit, qyteti përmendet si një nga epiqendrat e trazirave sociale të vitit 1997 në Shqipëri, që pasuan rënien e skemave piramidale financiare. Tani Gjirokastra shfaqet në lajme më shumë për shkak të përkeqësimit të

gjendjes së qytetit historik.

Shumica e projekteve arkeologjike të zonës përqendrohen në vendbanimet e lashtësisë ose ato prehistorike, ndërsa në qytet janë bërë pak gërmime. Gjatë viteve 1980, gërmimet në kala nxorën në dritë gjetje të kohës si qeramikë para romake të shekullit III dhe II p.e.s. dhe vegla stralli parahistorike. U gjetën ashtu edhe mure masive të kalasë fillestare mesjetare. Mbetjet e një kishe të shekullit XI u shkatërruan

kur, në një pikë panoramike mbi pjesën e re të qytetit, u ngrit një statujë monumentale e Enver Hoxhës. Ndërtime të ndryshme kanë nxjerrë në dritë shtresa arkeologjike që presin të studiohen. Historia e hershme e Gjirokastrës, përtej këtyre gjetjeve të pakta, mbetet një mister.

Kalaja me pamjen që ka sot mishëron një histori rindërtimesh, zgjerimesh dhe përforcimesh, të cilat nisën nga shekulli XIV, por më së shumti janë vepër e Ali Pashë Tepelenës në fillim të shekullit XIX. Aliu ishte pasha (qeveritar krahine i emëruar nga sulltani në Stamboll) shqiptar i Janinës, qytet në Greqinë veriore. Gjatë luftërave të Napoleonit ai u përpoq pa prerë të çlirohej nga kontrolli i sulltanit, duke hyrë në

marrëveshje me francezët dhe më pas me britanikët. Thesari legjendar i Aliut - ar i grumbulluar nga taksat, tregtia dhe zhvatja - edhe sot tërheq gjahtarë thesaresh. Por duket krejt e mundshme që ai e prishi arin për ndërtime si ato të Kalasë së Gjirokastrës, ku mendonte t'i rezistonte forcave osmane. Megjithatë, si përfundim, fortifikimet e fuqishme nuk e mbrojtën Ali Pashën, i cili, më 1922, i braktisur nga

britanikët, ai u tradhtua nga i dërguari turk i sulltanit (që gjoja kishte sjellë faljen e tij) dhe u ekzekutua.

Më pas Kalaja e Gjirokastrës ishte qendër e një garnizoni të vogël dhe më tej burg,

qelitë dhe dhomat e torturave të të cilit u përdorën edhe nga nazistët dhe më pas nga

komunistët deri më 1963. Më pas burgu u përdor nga propaganda komuniste për të

demonstruar "heroizmin revolucionar" të të burgosurve kundër mbretit Zog (që

sundoi në pjesën më të madhe të periudhës mes dy luftërave botërore dhe u largua me

pushtimin fashist të vendit më 1939) si dhe kunder pushtuesve nazifashistë. Në pjesë

të tjera të Kalasë është krijuar Muzeu Kombëtar i Armëve, i cili përfshin pjesë artilerie

të Luftës së II dhe Luftës I Botërore, si dhe një avion amerikan të prishur të tipit

Lokheed T33 Shooting Star - avion i quajtur "spiun", trofe e Luftës së Ftohtë. Kalaja

është gjithashtu skena ku zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar.

Tani po bëhen përpjekje për restaurime në Kala me synimin për të krijuar aty një

muze të ri për Gjirokastrën dhe krahinën. Pasi kam eksploruar nëpër tunelet e galeritë

me qemerë të larta, labirintet, depot dhe cisternat e Kalasë, jam i sigurt që është një

përvojë që cilido vizitor nuk do donte ta humbiste. Por tani të vetmit vizitorë janë lakuriqët e natës e ndonjë mace e endacake. GCDO, ka bërë për herë të parë një rilevim të plotë të digjitalizuar të Kalasë dhe, në bashkëpunim me Universitetin e Sienës, edhe një studim fotogrametrik. Ky i fundit është një proces i mundimshëm fotografimi pjesë-pjesë i gjithë mureve, që pastaj montohen në kompjuter për të

formuar një model tre dimensional. Arkeologë, konservues dhe menaxherë të trashëgimisë kulturore mundet përmes tij të identifikojnë ndryshimet mes fazave të ndryshme të konstruksionit, stilet e ndërtimit dhe të krijojnë një kronologji përfundimtare të ndërtimit. Këto studime kanë po ashtu rëndësi për të identifikuar dhe përcaktuar probleme të strukturave ndërtimore, qëndrueshmërisë së tyre, depërtimit të ujit si dhe zgjidhjen e tyre.

Krahas Kalasë, kullat e shekujve XVIII-XIX janë ndërtimet që i japin vulën karakteristike pamjes së Gjirokastrës. Vetëm pak prej tyre janë tani në përdorim; shumica janë të shkreta dhe në rrënim, në mëshirë të motit, djegies nga shkëndijat elektrike dhe vjedhjes. Një nga më madhështoret është shtëpia e Zekateve, ndërtuar më 1811 nga Beqir Zeko, administrator i Ali Pashës. E vendosur në lagjen mbizotëruese Palorto - nje nga lagjet më të pasurat në Gjirokastër - banesa është ngritur mbi një breg. Ajo është ndërtuar nga arkitekti Petro Korçari, që punonte për Ali Pashën.

Sipas traditës osmane që hyri edhe në Shqipëri, banesat ndaheshin në hapësira për burrat (selamllëk) dhe gratë (haremllëk); por këtu kjo ndarje nuk është e rëndësishme. Në katin e parë është qilari dhe stera e madhe e ujit. Katet e sipërme përdoreshin për jetesën e familjes. Tavanet dhe muret e dhomës së miqve në katin më të lartë janë zbukuruar me gdhendje e piktura murale që të sjellin ndër mend periudhën e Tulipanit, që ishin në modë në Stambollin e shek XVIII.

Zekatet duhet të kenë qenë në qendër të vëmendjes së qytetit në kohën e tyre. Unë jam perfshire ne perpjkjet që kjo të ndodhë përsëri sot. Pasardhësit e Beqir Zekos sot jetojnë në shtëpinë e vogël pranë, ku qëndrojnë që kur, në vitet 1960, shteti komunist ua mori shtëpinë, siç u kishte marrë edhe prona të tjera. Ndërtesa e tanishme pa banja të mirëfillta, pa furnizim me ujë të rrjedhshëm është e vështirë dhe e kushtueshme për familjen që të mirëmbahet dhe të përshtate për banim me kushtet e sotme.

Sipas Lejla Haxhiç, koordinatore rajonale e CHwB, "një nga problemet më të mëdha që po hasim në përpjekjet për shpëtimin e ndërtimeve historike të Gjirokastrës është se shumica e tyre janë në pronësi private, e cila shpesh ndahet deri edhe mes 70 trashëgimtarëve të një familje. Ndërkohë askush prej tyre nuk merr dot përsipër përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe restaurimit".

Hapi i parë më jetik për restaurimin e Zekateve ishte stabilizimi dhe restaurimi i çatisë prej rrasash guri. Gjatë një vizite të fundit në Gjirokastër Sadi Petrela, drejtor i GCDO-së (Fondacioni "Gjirokastra"), më tha: "E kapëm në kohë rrezikun. Ujërat e shiut kishin nisur të pikonin brenda, duke depërtuar nëpër llaçin e mureve dhe, nëse kjo vazhdonte, do ishte katastrofike për këtë shtëpi." Rindërtimi i çative gjirokastrite është si një lojë mozaiku për fëmijë: duhen vendosur rrasat një pas një në rendin e duhur për të krijuar figurën e duhur, ndryshe uji i shiut do hyjë brenda. Shumë të rënda, rrasat e gurit qëndrojnë vetë të vendosura në radhë, pa u gozhduar.

Por te Zekatet më përpara duheshin hequr rrasat ekzistuese dhe të zëvendësohej e gjithë struktura komplekse mbajtëse prej druri. Shumë nga dyshemetë dhe tavanet ishin kalbur dhe ngrënë nga krimbat. Të gjitha këto duheshin sipas rastit, zëvendësuar, riparuar ose restauruar. Tavanet e zbukuruar u pastruan dhe u përforcuan.

Restauruesit e Instituti të Monumenteve në Tiranë hoqën dhjetëvjeçarë papastërtish nga sipërfaqet e drunjta. Petrela thotë se janë planifikuar restaurime të mëtejshme të kapakëve të dritareve, dyshemeve dhe tavaneve, afreskeve në mure etj. punë të kujdesshme që kërkojnë specialistë të ardhur nga Tirana ose dhe nga Kosova. Elenita Roshi, menaxhere ekzekutive vë në dukje vështirësitë për organizimin e grupeve të specialistëve.

"Zyrat lokale të Ministrisë së Kulturës mund të jenë dobishme, por i gjithë procesi në përgjithësi për miratimin dhe zbatimin e projekteve të restaurimit është i ngadalshëm për shkak edhe të burokracisë së madhe" thotë ajo. Por jo të gjithë pronarët janë aq me fat sa Zekot. Një çati tjetër më modeste ka nevojë për 37 000 $ që të restaurohet dhe pronarët e shumtë në numër të thonë se kjo është përtej mundësive të tyre. Edhe shteti, i cili në teori është përgjegjës për 50 për qind të kostos për monumentet e kulturës në pronësi private nuk ka shume mundesira.

Problemi komplikohet më tej nga vështirësia për gjetjen e specialistëve të mirë. Guroret që prodhojnë lëndën e parë, tanimë kanë pasur së fundmi një rikthim modest të aktivitetit të dikurshëm, pas një kohë për dy dhjetëvjeçarësh kur betoni mbisundoi i parivalizuar në ndërtimet në Shqipëri. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mjeshtërinë e ndërtuesve. Rigjallërimi i restaurimeve nga qeveria, GCDO dhe CHwB

është inkurajues, sepse përfshin si element përbërës edhe trajnimin. Por, nuk mund të trajnosh mjeshtra, pa i dhëne përgjigjen e duhur sfidës së madhe të vazhdimësisë së punës restauruese, në mënyrë që të sigurohet punë në vazhdimësi për ta.

Sidoqoftë projektet e restaurimit po vazhdojnë në qytet. P.sh po restaurohet pazari i kohës osmane, shek. XVIII, që përfshin restaurim pothuaj të plotë të një radhe shitoresh. Edhe këtu duhen zëvendësuar çatitë, dritaret e tavanet, si dhe konsoliduar dyshemetë. Pazari ka vuajtur zbrazjen nga biznesi që natyrshëm ndoqi popullsinë, e cila u shpërngul për të jetuar në pjesën e re të qytetit. Kriza e vitit 1997 dhe

neglizhenca që pasoi, shkaktuan shkatërrime të tjera.

Megjithatë, tashmë një pjesë e mirë e kafeneve të Pazarit është restauruar, janë rregulluar dhe pastruar fasadat dhe janë siguruar çatitë që të mos pikojnë. Ndonëse mjaft nga shitoret janë të zbrazëta, nismat restauruese vazhdojnë, duke përfshirë përpjekjet për të rifilluar prodhimin dhe shitjen e punimeve artizanale dhe përmirësimin e shërbimit për turistët. Në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, GCDO po hap për turistët një tunel të periudhës komuniste, i cili me qindra metra galeri, dhoma, zyra mund të bëhet i pari muze i Luftës së Ftohtë në Shqipëri.

Një drejtim tjetër i përpjekjeve për trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës është dokumentimi i shkatërrimeve të monumenteve të Gjirokastrës dhe shtrembërimi i historisë së saj nga regjimi komunist. Ferid Duka i Universitetit të Tiranës dhe Rudenc Ruka i Qendrës Shqiptare të Albanologjisë kanë rrëmuar në fondet e arkivave të Tiranës që lamë qenë të mbyllura për dhjetëvjeçarë. Ruka ka gjetur pamje dhe foto të vjetra të shek XIX dhe XX që dëshmojnë për xhamitë e Gjirokastrës, një nga lavditë e arkitekturës së saj. Por, ndërsa vendet e pakta të kultit që kanë mbetur kanë rifituar funksionin tyre, çfarë mund të bëhet me shtëpitë?

Gjirokastra e vjetër në një shkallë të madhe sot është braktisur nga popullsia e saj. Njerëzit duhet të nxiten të rikthehen duke u dhënë një motiv ekonomik për të lënë blloqet e pallateve të pjesës së qytetit të ri dhe t'u sigurohen mundësi biznesi të qëndrueshëm.

Më shumë gjasë ka që qyteti të shpëtohet nga nisma e biznesit privat se sa nga ndërhyrjet e shtetit. Hotel "Turizmi" i vjetër, i lënë pas dore, që kishte deri para disa muajsh namin si hoteli i keq në Shqipëri, tani është restauruar nga pronarë privatë, i sjellë në standarde ndërkombëtare bashkëkohore, duke siguruar vende fjetjeje aq të nevojshme për turistët që duan të qëndrojnë në pjesën e vjetër të qytetit. Afro 15000 vizitorë vizituan Kalanë më 2008 nga 6000 në vitin pasardhës.

Ndërkohë ndihet lëvizje tek qytetarët gjirokastritë për kthimin e shtëpive të vjetra në bujtina. Unë kam qëndruar në një prej tyre dhe është një përvojë e jashtëzakonshme të zgjohesh në mjedis shqiptar të kohës otomane me një tavan druri të gdhendur dhe pikturuar plot

shije. Këto lloj biznesesh dhe turistët që ato tërheqin, do të stimulojnë veprimtarinë ekonomike në Pazar dhe do sjellin vizitorë në shtëpitë rreth e rrotull tij.

Në vizitën time të parë në Gjirokastër unë u mrekullova nga ky vend. Dhjetë vjet më pas unë që mendova se qyteti ishte dënuar dhe vetëm një pjesë e tij mund të shpëtohej. Tani jam më optimist. Sado që Gjirokastra e shekullit XXI do të jetë e ndryshme nga ajo që unë pashë më 1994, ajo do të jetë më afër qytetit autentik që gjallonte më se shtatë shekuj me përpara.

(*) Universiteti i East Anglia, këshilltar i Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës - GCDO (Fondacioni "Gjirokastra")

Botuar në revistën "Arkeologjia" ("Archaeology"), organ i Institutit Arkeologjik të Amerikës, shoqata më e madhe arkeologjike në botë me rreth 250 000 anëtarë në SHBA dhe mijëra e mijëra lexues në këtë vend dhe në vende të tjera të botës

Â

KOMENTE