English

Përfundon takimi, Sarkozi-Berishës: Së shpejti Shqipëria anëtare e BE

Paris, 24 prill NOA - Sapo ka përfunduar në pallatin "Elize" në kryeqytetin e Francës, Paris, takimi mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit francez Nikolas Sarkozi, informojnë burime të agjencisë së lajmeve NOA brenda takimit.

Në takim, presidenti francez ka kërkuar që t'i bëjë të qartë kryeministrit shqiptar se Parisi zyrtar mbështet kërkesën-aplikim të Shqipërisë për vend kandidat të Bashkimit Evropian, duke theksuar se nuk do të ketë kthim prapa.

"Franca e mbështet statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë dhe ne besojmë se vendi juaj së shpejti do të jetë anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian pasi për këtë proces nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim prapa", - ka deklaruar z.Sarkozi.

Kurse ka shtuar në bisedën me kryeministrin shqiptar: "Ne do të jemi gjithnjë përkrah jush dhe do t'juy mbështesim fuqishëm në nismat tuaja të integrimit".

Ndërkohë, Presidenti Sarkozi, ka konfirmuar se është i angazhuar të vizitojë së afërmi Shqipërinë.

e.l/NOA
KOMENTE