Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosi rëndë me thikë, arrestohet në flagrancë nga forcat e policisë
English

Plagosi rëndë me thikë, arrestohet në flagrancë nga forcat e policisë

Durrës, 24 prill, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të kapin në flagrancë 29-vjeçarin Emiljano Llani, i cili ishte klasifikuar si autor i një plagosje të rëndë në këtë qytet.

Sipas të dhënave të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, Llani ka goditur dhe plagosur me thikë për motive të dobëta 20-vjeçarin Elvis Caka.

Bëhet e ditur se nga goditjet e marra, ky i fundit ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të qytetit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE