Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e kryeqytetit zbulon një bazë të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, arrestohen dy persona
English

Policia e kryeqytetit zbulon një bazë të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, arrestohen dy persona

Tiranë 24 prill NOA - Përfundojnë në qeli dy persona të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, policia zbulon bazën e falsifikimeve.

Oficerët e antikrimi ekonomik-financiar organizuan ditën e sotme një operacion të koduar "Ora e vonë" i cili u finalizua me arrestimin e 45-vjeçarit Shpëtim Bega, dhe 38-vjeçarit Bujar Sallata.

Sipas policisë së kryeqytetit dy personat u kapën në afërsi të "21 Dhjetorit" në Tiranë sepse posedonim pasaporta bullgare, për të cilat dyshohet se po tentonin t'i falsifikonin së bashku, ndërsa kishin dhe një sasi dokumentesh të dyshuara të falsifikuara.

Dy personat u shoqëruan menjëherë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës ku dhe u morën në pyetje, ndërsa policia ushtroi kontrolle në banesat e tyre.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi tjetër dokumentesh të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, dy pasaporta bullgare, kartë indentiteti bullgare, dokumente mjeti italiane, pulla taksash vjetore me vulë të njomë 20 copë, njësi qendrore, skaner, tre telefona celularë, dy USB etj. Në njësinë qendrore të kompjuterit, u konstatuan afro 40 specimente vulash të institucioneve shqiptare.

Burime nga policia thanë se hetimet për të goditur këtë grup kishin nisur disa muaj më parë pas informacioneve të siguruar në rrugë operative.

Dyshohet se dy personat falsifikonin dokumente të ndryshme në favor të qytetarëve të cilët paguanin më pas një shumë parash. Ndaj tyre është marrë masa e arrestit për veprën penale të "Falsifikimit të dokumenteve" e kryer në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE