English

Presidenti Topi, sot merr pjesë në Samitin për Energjetikën në Sofje të Bullgarisë

Tiranë, 24 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr pjesë sot në ditën e parë të punimeve të Samitit "Gazi natyror për Evropën: Siguria dhe Partneriteti", që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Georgi Parvanov, Topi ftohet që të thotë fjalën e tij si përfaqësues i Shqipërisë në këtë çështje e cila shqetëson sot gjithë Evropën.

Bëhet e ditur se në këtë samit do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh dhe drejtues të lartë të 28 vendeve nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të instiucioneve të BE-së etj. Politika evropiane për energjitikën, marrëveshjet e reja ndërkombëtare në shërbim të sigurisë energjitike në rajonin ballkanik dhe në mbarë Evropën, zbatimi i projekteve për transportimin e energjisë, mundësitë e zbutjes së situatës së krizës sa i përket gazit natyror në Evropë, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë samit. Gjatë punimeve të Samitit për Energjitikën, Presidenti i Republikës do të mbajë fjalën në njërën prej seancave plenare, po ashtu pritet të ketë takime me homologë të tij dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse në samit.

n.e/NOA

KOMENTE