English

PS, Malaj: Buxheti i vitit 2009, shpenzimet elektorale po rriten

Tiranë 24 prill NOA - Deputetit i PS-së, Arben Malaj në një deklaratë dhënë sot është shprehur për daljen e vonuar të rezultateve të buxhetit të Â 3-mujorit të parë të vitit 2009.

"Buxheti i vitit 2009 me mosrealizimet e të ardhurave dhe me keqpërdorimet elektorale të shpenzimeve po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Rritja ekonomike e vendit deri tani vlerësohet se do të jetë vetëm 0,4% nga 9.9% që deklaronte qeveria.

Të ardhurat e tremujorit po vërtetojnë rënie të tyre duke e bërë më të vështirë dhe më të shtrenjtë financimin e buxhetit. Të ardhurat tatimore vetëm për tre muaj kanë një mosrealizim rreth 4,3 miliard lekë. Shpenzimet e tre mujorit kanë tejkalime të shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore dhe ka mos realizime në mbështetjen buxhetore për ndihmën ekonomike dhe papunësinë" bëri të ditur Malaj.

Sipas tij investimet publike janë me tejkalim edhe pse qeveria ka mos realizim të ardhurash, duke rënduar deficitin dhe koston e  financimit të tij.

"KLSH duhet menjëherë të nisë kontrollin për keqpërdorimin e investimeve publike të vitit 2009. Në mënyrë të përsëritur në pasqyrat fiskale të qeverisë ka deformim të shifrave për të fshehur dështimet e tyre, siç është rasti i ndihmës ekonomike, ku mos pagesa e saj ndihmës ekonomike nuk është 77 milion lekë por 277 milionë" shtoi më tej Malaj.

Ai u shpreh gjithashtu se "sipas shifrave të vet qeverisë, ka dështim në mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe akcizat  për rreth 4,5 miliard lekë dhe ka tejkalim të ardhurash nga tarifat dhe shërbimet e institucioneve që rrisin kostot e biznesit me rreth 2,6 miliard lekë. Mungesa e të ardhurave nga privatizimi vazhdon dhe shifrat e deklaruara në këtë tre mujor janë akoma jo transparente dhe të pa qarta".

k.k/NOA

KOMENTE