Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë, një 20-vjeçar gjendet i vetëvarur me litar, në një ndërtesë të pabanuar
English

Sarandë, një 20-vjeçar gjendet i vetëvarur me litar, në një ndërtesë të pabanuar

Sarandë 24 prill NOA - Një 20-vjeçar është gjetur sot i varur me litar në një ndërtesë të papërfunduar në qytetin e Sarandës.

Punëtorët e ndërtesës kanë konstatuar trupin e pa jetë të një djali që sipas policisë i përket 20-vjeçarit Flaton Shehaj.

Forcat e komisariatit të policisë së Sarandës mbërritën menjëherë pranë ndërtesës për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se i riu është vetëvarur.

Ndërkohë trupi i pa jetë i 20-vjeçarit u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa policia ka marrë në pyetje familjarët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Burime nga policia thanë se paraprakisht dyshohet se Shehaj vuante nga depresioni, gjë e cila ka çuar atë në vetëflijim. Megjithatë të njëjtat burime shtuan se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi shkakun që ka detyruar të riun t'i japë fund jetës në një vend të fshehtë.

k.k/NOAÂ

KOMENTE