Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Sejdiu: Proceset për krime të luftës në Serbi, janë një farsë
English

Fatmir Sejdiu: Proceset për krime të luftës në Serbi, janë një farsë

Prishtinë, 25 prill, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar sot se "proceset për krime të luftës në Serbi janë një farsë".

Këtë deklaratë ai e bëri duke komentuar vendimin e një gjykate në Beograd për dënimin e katër ish policëve dhe lirimin e tre të tjerëve, lidhur me masakrën ndaj civilëve në Suharekë në vitin 1999. Sipas zotit Sejdiu, këto procese, "paraqesin një përpjekje nga Serbia për t'i demonstruar botës se ata po ndërmarrin diçka ndaj kryerësve të shkallës së tretë, por pa vendim të qartë për fajtorët kryesorë". Masakra në Suharekë ndodhi më mars të vitit 1999. Me këtë rast forcat e Serbisë vranë 50 civilë shqiptarë të Kosovës, përfshirë edhe foshnje, fëmijë dhe gra.

NOA-INA

KOMENTE