Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ pakt me OSSH: Ditën e zgjedhjeve, asnjë ndërprerje e energjisë
English

KQZ pakt me OSSH: Ditën e zgjedhjeve, asnjë ndërprerje e energjisë

Tiranë, 25 prill, NOA - Ditën e zgjedhjeve, më 28 qershor, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, në mënyrë që të mos krijohet asnjë shteg i mundshëm për vjedhjen e votave, por edhe të sigurohet një mbarëvajtje e procesit zgjedhor.

Ky fakt qëndron në bazë të marrëveshjes që u firmos sot nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e nënkryetarja Dëshira Subashi dhe drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, Sahit Dollapi.

Ky i fundit ka garantuar nga ana e institucionit që drejton furnizim pa ndërprerje me energji në të gjithë Shqipërinë ditën e zgjedhjeve, si edhe gjeneratorë të lëvizshëm për qendrat e votimit, të cilët gjithsesi mund të jenë të nevojshëm për ndonjë rast emergjent atë ditë. Kjo marrëveshje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pason atë që nënshkroi me Këshillin Kombëtar të Radio-Televizoneve për kohën televizive të aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës elektorale.

n.e/NOA

KOMENTE