English

PS, Leskaj në Elbasan: Do investojmë në fushën e arsimimit profesional që bizneset të kenë punëtorë të kualifikuar

Elbasan 25 prill NOA - Kryetarja e Grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar sot nga qyteti i Elbasanit se biznesi dhe mbështetja ndaj tij janë pjesë e platformës qeverisëse të PS-së.

Leskaj u shpreh se "PS ka një program serioz për mbështetjen që do i jepet biznesit pas 28 qershorit".

"Ky vend ka nevojë të zhvillohet e punësohet. Biznesi meriton të vlerësohet, biznesi meriton të mbështetet. Ajo që ne do të bëjmë pas 28 qershorit, është mbështetja që në do ti japim biznesit. Ne kemi një program shumë serioz për këtë, që ka të bëjë jo vetëm me nxitjen e iniciativave që janë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm, madje edhe atij të madh" u shpreh Leskaj.

Sipas Leskaj mbështetja e biznesit është e parashikuar në program dhe ka të bëjë me sistemin e taksave apo investimeve në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Gjithashtu në fjalën e saj në qytetin e Elbasanit, Leskaj u ndal edhe te arsimimi profesional që sipas saj është shumë i rëndësishëm, pasi i ofron biznesit punëtorë të kualifikuar dhe mundësi që ai të eci.

"Arsimi së bashku me mbështetjen e biznesit janë nga fushat prioritare që kemi parashikuar në programin tonë, sepse ky vend duhet të zhvillohet, njerëzit kanë nevojë të punësohen dhe kanë nevojë për një jetë më të mirë." përfundoi Valentina Leskaj.

k.k/NOA

KOMENTE