English

Katër aksidente të rënda në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit

Tiranë 26 prill NOA - Policia rrugore regjistron katër aksidente në Tiranë gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Katër aksidente automobilistike kanë vënë në rrezik jetën e disa personave por për fat të mirë ata i kanë shpëtuar vdekjes.

Ngjarjet rrugore kanë pasur njëra-tjetrën brenda një intervali të shkurtër kohe duke alarmuar policinë.

Mësohet se aksidenti më i rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit kur dy automjete një fuoristradë tip "KIA" me targa të Tiranës u përplas me një "Mercedes" me targa të Beratit, por fatmirësisht ngjarja nuk ka pasuar me viktima.

Burime nga policia thanë se përplasja ka qenë tepër e forte duke kthyer përmbys fuoristradën.

Forcat e policisë kanë transportuar me urgjencë drejtuesit e mjeteve në spital të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia bëri të ditur se ekspertët e hetimit të aksidenteve nisën punën për të zbardhur rrethanat e aksidenteve.

Në bazë të hetimeve të para blutë bënë të ditur se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonin mjetet duke mos u dhënë kohë drejtuesve të shmangnin përplasjen. Policia sqaroi se edhe tre aksidentet e tjera kanë shpëtuar pa viktima.

k.k/NOA

KOMENTE