Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marshim simbolik: Lufta kundër kancerit, një premtim dhe një prioritet
English

Marshim simbolik: "Lufta kundër kancerit, një premtim dhe një prioritet

Tiranë, 26 prill NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot pjesë në marshimin simbolik të luftës kundër kancerit të gjirit.

Marshimi i këtij lloji, u bë pas lëvizjes dy vjeçare që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka marrë në çdo fshat e qytet.

Kryetarja e Kuvendit, falënderoi pjesëmarrëset për këtë aktivitet me simbolikë shumë domethënëse për të gjitha përpjekjet në luftën kundër kancerit.

 Topalli tha se "beteja kundër sëmundjes së shekullit, tumorit të gjirit, duhet të jetë një kryqëzatë e fortë".

Më tej Kryetarja e Kuvendit se "nuk do të rresht kurrë së kërkuari që çdo nënë çdo zonjë, çdo motër të bëjnë kujdes për shëndetin e tyre, që të prevenojnë atë që mund të jetë fatale, por mbi të cilën, ne mund të fitojmë".

Kurse shtoi: "Unë gjithmonë kam besuar se një nënë e sëmurë është një familje e sëmurë, një nënë e sëmurë është një shoqëri e sëmurë, ndaj dhe beteja jonë do të jetë një kryqëzatë e fortë kundër sëmundjes së shekullit, kundër kancerit, kundër kancerit të gjirit, kundër kancerit të mitrës".

Topalli shprehu besimin se "po të tregohemi vetëm pak të kujdesshme, secila me miken, me shoqen, me të dashurën, me nënën, me motrën dhe ti thonë atyre që të shkojnë të bëjnë skaner, të bëjnë mamografi, të bëjnë eko, ne mund të fitojmë mbi këtë sëmundje të tmerrshme".

"Dhe unë dua dhe besoj se pastaj çdo nënë e shëndetshme është një komb i shëndetshëm, çdo grua e shëndetshme është një familje e shëndetshme", - shtoi Topalli.

Ajo ftoi të gjitha ju dhe "nëpërmjet jush të gjitha zonjat e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjës, Gjirokastrës, të Shkodrës, Kukësit dhe të gjithë qyteteve e fshatrave, shkoni dhe bëni mamografi, shkoni dhe bëni pap-testin". "Kështu ne mund të shpëtojmë nga përballja me një sëmundje shumë të vështirë, kështu ne mund të fitojmë", - theksoi kryetarja e Kuvendit.

Kurse iu drejtua sidomos të kiturave: "Në mënyrë të veçantë, nënave do ju thoja, ju që keni vajza të reja 13 vjeçe 14, 15 të shkojnë të bëjnë vaksinën kundër kancerit e qafës së mitrës, që ne po e subvecionojmë. Kushton po s'ka fare rëndësi sa shumë kushton".

Topalli premtoi se "ne do ta subvecionojmë dhe ne duhet të shpëtojmë qysh vajza 13 vjeç për të mos folur pastaj që kur të shkojnë 30, 50 , 60- të përballen me këto sëmundje kaq të rrezikshme".

Ndërsa pohoi se "në qoftë se sot paguani pak, në vitet e ardhshme nuk do të paguani më, as për pap-testin, as për mamografinë".

Në fund, Topalli premtoi se "lufta kundërkancerit do të jetë prioritet i ynë dhe ky është një premtim që do ta mbajmë".

e.l/NOA

KOMENTE