Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohen në Kakavijë shtatë klandestinë afganë të sapo kthyer nga Greqia
English

Ndalohen në Kakavijë shtatë klandestinë afganë të sapo kthyer nga Greqia

Gjirokastër 26 prill NOA - Policia ndaloi sot shtatë shtetas afganë vetëm pak orë pasi ata kishin shkelur tokën shqiptare.

Afganët u kapën nga policia e Gjirokastrës kur sapo kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia, rreth 5 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës, në vendin e quajtur Kthesa e Mullirit.

Oficerët e zyrës së Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër shoqëruan shtetasit afganë të cilët u morën në pyetje.

Në deklaratën e tyre të huajt kanë treguar se secili prej tyre kishte paguar 6 mijë euro për të udhëtuar nga Afganistani drejt Athinës. Burime nga policia thanë se afganët kishin pak ditë që qëndronin në kryeqytetin grek dhe ditën e shtunën një makinë me targa greke i kishte sjellë deri në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës.

Ndërkohë që në dëshminë tyre dhënë para oficerëve të policisë, shtatë afganët treguan se kishin për destinacion Kosova.

Ata kërkonin të pajiseshin me dokumente në Kosovë. Burime nga policia thanë se shtatë afganët janë mbajtur vetëm pak orë në qelitë e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës pasi u transportuan në Tiranë e cila do t'i depërtojë ata drejt Afganistanit.

k.k/NOA

KOMENTE