Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Fushë-Krujë, Klosi: Do të katërfishojmë, brenda mandatit, ndihmën ekonomike
English

PS, Fushë-Krujë, Klosi: Do të katërfishojmë, brenda mandatit, ndihmën ekonomike

Fushë-Krujë 26 prill NOA - Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi ka qenë sot në Fushë-Krujë, ku u premtoi banorëve se PS brenda mandatit do të katërfishojë ndihmën ekonomike dhe paralelisht do të punësojë gjysmën e familjeve që sot gjenden në varfëri.

"Do të kemi mundësi që në zgjedhjet e ardhshme, të paraqitemi si forcë e re, si politikë e re, që në vetvete nuk ka premtimet, por ka vizion të ri, ka ide të reja, ka lidership të ri dhe të spikatur. Në fund të fundit, ka zgjidhje të reja për qytetarët shqiptar." u shpreh Klosi para banorëve të Fushë-Krujës.

Sekretari socialist shtoi se "PS do ta rikonceptojë ndihmën ekonomike duke themeluar Fondin e Integrimit Social, që do të orientojë familjet në varfëri drejt punësimit, ndërsa për ata që do të vazhdojnë të mbeten brenda skemës së ndihmës ekonomike në vitin e parë të qeverisjes do ta dyfishojmë pagesën, ndërsa në fund të mandatit, do ta katërfishojmë këtë pagesë".

Sipas Klosit programi i PS-së është përqendruar edhe te shërbimi shëndetësor i cili do të jetë një tjetër sektor ku do të ndërhyhet energjikisht, pasi spitalet janë sot pa ilaçe, pas asnjë mundësi që mjekë e infermierë të bëjnë detyrën e tyre ndaj njerëzve.

k.k/NOA

KOMENTE