English

Berisha: Rritja e pagave dhe pensioneve, përmbushje e premtimit të 2005

Tiranë, 27 prill NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë vendimesh për rritjen nga data 1 maj të pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike për rreth 800 mijë familje shqiptare.

Kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar këtë paketë, e konsideroi atë një nga arritjet më të mëdha të qeverisë dhe përmbushje e premtimit dhe programit të saj.

"Nga data 1 maj e tej të nisë rritja e pagave dhe pensioneve, në përputhje me premtimet e dhëna nga qeveria shqiptare dhe mazhoranca aktuale në pranverën e viti 2005. Për mua dhe të gjithë ne, së bashku, është një nga arritjet më të mëdha të karrierës sonë politike, pasi ne ia dolëm në përputhje me premtimet dhe programin të vendosim sot për dyfishimin e pagave të 44 mijë të punonjësve të arsimit, krahasuar kjo me 4 vite më parë," u shpreh Kryeministri.

Berisha njoftoi rritjen e pagave dhe pensioneve, sipas kategorive dhe konkretisht:

- Paga në sektorin e shëndetësisë, mjekë dhe infermiere, dyfishohet.

- Paga mesatare për rreth 104 mijë punonjës buxhetorë, nga 273 mijë lekë që ishte në pranverën e vitit 2005, kalon në 459 mijë lekë në muaj, ose 68 për qind më e lartë. Pagat e zyrtarëve të lartë nuk rriten, por mbeten ato që janë. Duke arritur një pagë të tillë mesatare, - u shpreh Kryeministri - ne kalojmë qartësisht me mbi 30 për qind pagën mesatare të dy vendeve anëtare të BE-së dhe barazohemi me tre vendeve të tjera, natyrisht bëhet fjalë për vende ish komuniste.

- Paga e mësuesve të arsimit parauniversitar nga një pagë prej rreth 230 mijë lekë kalon në rreth 460 mijë lekë, pra, 100 për qind më e lartë se në vitin 2005.Â

- Paga e punonjësve të infermierisë nga një pagë prej 150 mijë lekë kalon në 310 mijë lekë, pra, 100 për qind më e lartë se në vitin 2005. Paga mesatare për mjekët rritet nga 226 mijë lekë në 470 mijë lekë në muaj, ose 108 për qind.

- Paga minimale në administratën publike shkon në dyfishim.

- Të ardhurat pensionale, duke mos llogaritur këtu 50 mijë lekëshin në fund vitit, rriten nga 49 për qind, sipas llojit të pensioneve, në 135 për qind. Kjo përbën rritjen më të madhe e të pakrahasueshme se çdo kohë dhe vend tjetër.

- Të ardhurat pensionale minimale në qytet rriten nga 83500 mijë lekë në 12400 mijë lekë, rriten me rreth 49 për qind.

- Të ardhurat pensioneve minimale në fshat rriten në masën 100 për qind. Pensionet maksimale në fshat rriten në masën 70 për qind.

- Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rriten në masën 30 për qind.

- Pensionet e pleqërisë në qytet kapin një rritje prej 42 për qind.

- Pensionet e invaliditet rriten me 54 për qind.Â

- Pensionet mesatare familjare në qytet janë rritur me 54 për qind.Â

- Pensionet mesatare të pleqërisë në fshat janë rritur me rreth 80 për qind.Â

- Pensionet mesatare të invaliditetit në fshat janë rritur me 107 për qind.Â

- Pensionet mesatare familjare në fshat janë rritur me 127.4 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në qytet rriten me 51 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare të invalidtitetit në qytet rriten me 59 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare familjare në qytet rriten me 55 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare të pleqërisë në fshat rriten me 95 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare të invaliditetit në fshat rriten me 123 për qind.Â

- Të ardhurat pensionale mesatare familjare në fshat rriten me 135 për qind.Â

Kryeministri qartësoi se këtu nuk është përfshirë një rritje që shtrihet në të gjithë muajt, që për fshatin shkon 10 për qind dhe qytetin 5 për qind, të cilën e kemi quajtur ‘kartolina e vitit të ri' dhe me të zerohet e tërë rritja e çmimeve. Kjo rritje, tha Kryeministri, është rritje neto e pensioneve.

e.l/NOA

KOMENTE