Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova nuk do të ndërhyjë forcërisht kundër serbëve në Mitrovicë
English

Kosova nuk do të ndërhyjë forcërisht kundër serbëve në Mitrovicë

Prishtinë, 27 prill, NOA - Ndërhyrja policore e Kosovës për të zgjidhur problemet ekzistuese në pjesën veriore të saj, nuk i shërbejnë imazhit të këtij vendi dhe prandaj kjo alternativë nuk është pjesë e qeverisë kosovare.

Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.

Sipas tij, nuk është synim i autoriteteve në Kosovë që të bëjnë zgjidhje policore për problemet në veriun e Kosovës.

Ndërkaq, ai sqaroi mbi këtë çështje se janë përcjellë porosi të bashkëjetesës në veri dhe se masat policore janë të fundit për të penguar ata që duan ta mbajnë gjendjen pezull në këtë pjesë të Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri, kanë kundërshtuar rikthimin e banorëve shqiptarë në pjesën veriore, të qytetit të ndarë të Mitrovicës dhe kanë refuzuar bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë.

Pjesa më e madhe e pjesëtarëve serbë të policisë së Kosovës, kanë lëshuar vendet e tyre të punës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por qeveria e Kosovës nga ana e saj, ndërkaq u ka dhënë një afat deri më 30 qershor që të vendosin nëse duan të kthehen në vendet e tyre të punës.

Ministri Pajaziti tha se ka filluar një proces i komunikimit me policët serbë dhe se afati i përcaktuar do t'u mundësojë atyre të vendosin për të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE