Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, brenda harkut kohor të një viti, 102 raste kapje me drogën kanabis
English

Vlorë, brenda harkut kohor të një viti, 102 raste kapje me drogën "kanabis"

Vlorë, 27 prill, NOA - Në kuadër të luftës antikanabis, policia e Vlorës dhe përfaqësues së pushtetit vendor kanë organizuar një takim sensibilizues lidhur me fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana e tij, kreu i policisë së qarkut të Vlorës, Vehbi Bushati, bëri një relacion lidhur me rastet e asgjësimit të sipërfaqeve të mbjella me kanabis një vit më parë.

 Ai theksoi se në vitin 2008 kanë qenë në total 102 raste të kultivimit të hashashit në qarkun e Vlorës, ku janë asgjësuar 18 802 rrënjë bimë narkotike, me 16 autor të identifikuar, prej të cilëve 13 të arrestuar, dhe të tjerët të shpallur në kërkim.

Sipas Bushatit, komunat më problematike në qarkun e Vlorës, janë ato të Vllahinës, ku një vit më parë janë evidentuar e më tej asgjësuar 7233 rrënjë cannabis, në 107 parcela, më tej komuna armen ku u asgjësuan 4075 rrënjë në 64 parcela, komuna Brataj ku u asgjësuan 1422 rrënjë në 14 parcela, e komunat Sevaster e Kotë.

Sipas Bushatit, qeveria, ministria e Brendshme dhe drejtoria e përgjithshme e Policisë janë të vendosur në luftën antikanabis për të hequr nga harta e vendeve kultivuese Shqipërinë.

Gjithashtu kreu i policisë së qarkut theksoi se këtë vit lufta ndaj kultivimit të kanabisit do të jetë edhe më e ashpër  nga 2 monitorime me helikopter të bëra një vit më parë, këtë vit janë parashikuar të bëhen 10 të tilla, me qëllim zhbirimin edhe të sipërfaqeve të fshehura në terren të vështirë.

Duke pasur parasysh që në vitin 2007 në Qarkun e Vlorës u asgjësuan rreth 140 mijë rrënjë, lufta e bërë këtë periudhë ka bërë të mundur uljen ndjeshëm të kultivimit në zonat problematike të qarkut të Vlorës, duke bërë që në 2008 të asgjësohen rreth 18 802 rrënjë, edhe pse sipërfaqet dhe zonat në fshatrat problematikë të vendit janë krehur në operacione të vazhdueshme.

n.e/NOA

KOMENTE