English

Aksident në plazhin e Durrësit tek "Rrota e kuqe", gjen vdekjen 53-vjeçari

Durrës, 28 prill NOA -Një burrë pësoi fund tragjik pasditen e sotme në vendin e quajtur "Rrota e Kuqe" tek sektori "Apollonia" i Plazhit të Durrësit, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA bën të ditur se viktima është Vangjel Shabani, 53 vjeç, banues në zonën ku ndodhi ngjarja, pasditen e sotme në orën 17.00.

Policia tha se aksidenti erdhi kur automjeti tip Fuoristradë me targë DR 3251 D, përplasi këmbësorin Shabani.

Pa vonesë, ai u dërgua në spitalin rajonal të qytetit, por me gjithë kujdesin mjekësor, ndërroi jetë, rreth një orë e gjysmë më vonë, për shkak të plagëve fatale që kishte marrë.

Policia ka ndaluar Kujdes Shehun, 40 vjeçar, nga fshati Sukth i rrethit Durrës që e sheh si përgjegjës për aksidentin.

Paraprakisht, hetohet mundësia e mosrespektimit të rregullave të përdorimit të rrugës. Por policia tha se edhe lagështia ka ndikuar në ngjarje.

a.a/NOA

KOMENTE