Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politika e njohjeve dhe ligjet ndërkombëtare
English

Politika e njohjeve dhe ligjet ndërkombëtare

Nga Gjon KEKA* - Problemi i shtetit të mbikqyrur të Kosovës paraqet një rast të vështirë për rishqyrtimin e disa atributeve bazë të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të tilla si e drejta për vetëvendosje, e drejta e njohjes së një shteti, parimi i sovranitetit të shteteve, parimi i barazisë juridike etj.

Kohët e fundit, po shfaqet mendimi i nevojës nga largimi i zakoneve tradicionale të së drejtës ndërkombëtare, të cilat ishin keqkonceptuar shumë vite më parë.

Ballafaqimi i shtetit të mbikqyrur të Kosovës dhe interpretimeve të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare, po çojnë ujë në përzierjen e koncpeteve duke e ngarkuar edhe më shumë politikisht procesin e ndërtimi të koncepteve të reja jurdike të së drejtës ndërkombëtare. Kjo duke u nisur nga e drejta bazë e vetëvendosjes së popujve, që do të thoshte një ri-interpretim i ri i cili i korrespodon nevojave të shekullit XXI dhe mënyrës së heqjes së parimeve të vjetra, deri te ndërtimi i një rend të ri modern në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkaq, duke parë procesin që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej, mund themi se Kosova ka arritur një prezantim jo edhe aq të plotë para bashkësisë ndërkombëtare, sa i përket kritereve me anë të së cilës një shtet mund ta demonstrojë aftësinë dhe ekzitencën e tij reale të shtetësisë.

Kjo po ndodh për tri arsye: E para ka të bëjë me problemet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, e dyta ka të bëjë me nivelin e sistemit të administratës së brendshme shtetërore e cila ka probleme të sovranitetit dhe të integritetit të saj territorial dhe e treta ka të bëjë me politikën e njohjeve të cilat ndikojnë në përmbushjen e kritereve të shtetësisë.

Mirëpo një gjë që është fakt i pakontestueshëm është ai i pohimit në qarqet politiko-juridike ndërkombëtare dhe mbështetjet e shteteve me influencë të cilat i japin peshën e caktuar politike Kosovës të të qenit shteti i mbikqyrur dhe me gjasë të madhe të përmbushjes në praktikë të kritereve të përcaktuara nga ata që kanë krijuar hapësirën e lirisë që popujt të veprojnë në bazë të vullnetit të tyre në përcaktimin e fatit dhe të udhëtimit të shtetit në demokracinë e gjerë moderne.

Gjithashtu, në këtë proces vërejmë në mënyrë të drejpërdrejtë edhe dilema të mëdha ndërkombëtare të ekzistencës apo mbajtjes në pengesa e tensione të së drejtës së popujve siç është rasti me Kosovën apo dhënia e hapësirës juridike-politike të respektimit të parimit bazë të së drejtës për vetëvendosje të popujve.

Mirëpo duke patur si pikënisje Konventën e Montevideos mbi të drejtat dhe detyrat e shteteve e vitit 1933,- si pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, Kosova si shtet i mbikqyrur ka një bazë të konsiderueshme të mbështetjes në të drejtën ndërkombëtare për të ekzistuar dhe ecur përpara në demokracinë e kombeve dhe shteteve të tjera, sepse neni 1 i kësaj Konvente shpreh qartë aftësinë dhe mënyrën e ekzistencës së një shtetit duke shpalosur qartë katër atribute themelore mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare a) një popullsi të përhershme b) një territor të përcaktuar c) qeveria dhe d) kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.

Të gjitha këto elemente janë pjesë e shtetit të mbikqyrur të Kosovës, me përjashtim të problemeve që ka ky etnitet i pavarur në aspektin e territorit respektivisht problemeve me sovrantitetin e saj të brendshëm, pastaj të respektimit të drejtave e lirive të njeriut dhe të pakicave, me keqmenaxhimin dhe qeverisjen jo efikase, si dhe me një ekonomi të brishtë që po çon ujë në nxitje të luftrave sociale në një të ardhme të afërt.

Megjithkëtë, Kosova si shtet i mbikqyrur ka një bazë dhe një hapësirë ku mund të gjejë vend legjitimitetit i saj ndërkombëtare dhe të përcaktohet qartë elementi i të qenit shtet me një ekzistencës të saj reale duke hyrë në marrëdhënie me shtet tjera dhe duke pas një kapacitet për të ekzistuar edhe përkundër përpjekjeve të shteteve të ndryshme për ta shndrruar Kosovën në një vend kukull dhe të neveritshëm para botës demokratike duke ja mohaur të drjetat e saj thelbësore për të jetuar dhe ecur si shtet i mbikqyrur karshi shteteve demokratike në botën e civilizuar.

Sidoqoftë akt i njohjes së shtetit të mbikqyrur të Kosovës është pjesë përbërëse e legjitimitetit të saj të jashtëm pastaj ekzistencës së saj edhe pse ka karakter deklarativ, efekti i jashtëm është faktik dhe i bazuar në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare duke pohuar kështu në mënyrë faktike shtetësinë e mbikqyrur të Kosovës.

Shetet që e kanë njohur dhe ata që mendojnë ta njohin atë, bazohen para së gjithash te disa praktika tjera të një shteti si p.sh. ato të rritjes së demokracisë, respektimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, efektivitetit territorial, përputhshmërisë me ligjet ndërkombëtare etj

Në këtë drejtim, nëse njohjet vazhdojnë, forcohet edhe më shumë bindja se vërtet një shtet mund të ekzistojë, pavarësisht nga reagimet negative, duke përfshirë pengesat e caktuara ndërkombëtare nga shtetet të tjera që ende nuk e kanë njohur.

Kështu që në praktikë, njohja e gjerë e shtetit të mbikqyrur të Kosovës do të ishte me vlerë të veçantë nga pikëpamja e saj dhe institucioneve të saj për të përmbushur kriteret e plota të shtetësisë në rrafshin e së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Është e një rëndësie thelbësore në këtë proces që Kosova të ketë njohje, sepse në këtë mënyrë ushtrohet dhe praktikohet apo vihet në peshore mënyra efektive e Kosovës se a është e aftë t'i përmbushë detyrimet ndërkombëtare që korrespondojnë me statusin e ri të saj shtetëror duke përfshirë kështu edhe marrëdhëniet e shtetit të mbikqyrur të Kosovës me shtete të tjera ngaqë në këtë mënyrë ajo do të mund të bëhet pjesë e politikës dhe anëtare e oragnizmave ndërkombëtarë në të ardhmen.

Njohjet që kanë ndodhur dhe ato që duhet të ndodhin, parë nga një perspektivë juridiko-politike, do të konsiderohen si dëshmi që përcaktojnë vlefshmërinë dhe njëkohësisht legjitimitetin e Kosovës në aspektin e së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërsa në sytë e së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Kosova është ende në rrugëtimin e përmbushjes së plotë të kritereve juridiko-politike të shtetësisë dhe pranimit të plotë të saj nga organizmat dhe faktorët tjerë ndërkombëtar duke bërë kështu ekzistencën e saj dhe identitetin e saj shtetëror në të ardhmen pjesë të detyrimeve juridiko-politike ndërkombëtare.

Gjithashtu, në këtë proces të politikave të njohjes duhen prekur arsyet dhe mënyrat se si shtetet që deri më tani e kanë njohur Kosovën janë bazuar në pika të rëndësishme të ligjeve, së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mund të thuhet se shumica e shteteve që i kanë dhënë arsyet për vendimin e tyre për njohjen e Kosovës si shtet i mbikqyrur, kanë theksuar qartë dhe kanë konsideruar të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare sidomos parimin e vetëvendosjes, Konventën e Montevideos të vitit 1933 si dhe perspektivën e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit etj.

Pra, mënyra se si është njohur nga ana e shteteve demokratike dhe atyre me influencë, Â është në përputhje me ligjin ndërkombëtar të parimit të vetëvendosjes së kombeve dhe popujve.

Po ashtu, disa shtete kanë pasur si bazë dhe kanë analizuar gjendjen duke u thirrur shprehimisht dhe duke iu referuar marrëveshjes së Rambujesë (1999), Rezolutës 1244 (1999) dhe planit gjithëpërfshirës të Marti Ahtisaarit (2007), ndërsa disa shtete kanë njohur duke iu referuar disa faktorëve historikë në rastin e situatës së Kosovës në kohën e fundit të viteve '90 dhe përfshirjes së kësaj në kontekstin e shpërbërjes së Jugosllavisë, pastaj spastrimet etnike dhe krimet kundër civilëve në Kosovë e kanë bërë Kosovën një rast special, ku në këtë mënyrë pavarësia e mbikqyrur e Kosovës nuk mund të konsiderohet si "një precedent për cilëndo situatë tjetër në botë".

Dhe krejt në fund, dilemat e disa shteteve, sidomos e atyre që po e kundërshtojnë rastin e deklarimit të Kosovës shtet i mbikqyrur niset nga gjoja mosrespektim i së drejtës ndërkombëtare, cënimi i sovranitetit e deri të rikthimi i negociatave ngaqë nuk është arritur një marrëveshje kompromisi.

Të gjitha këto janë një vlerësim i gabuar i paarsyeshëm i atyre shteteve dhe nuk përkon aspak me relitetin e ri në Ballkan dhe me ligjet ndërkombëtare si dhe me parimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje që është një ndër parimet bazë dhe Konventën e Montevideos të vitit 1933- si pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore.

Shtetet që hezitojnë dhe që pengojnë ecjen e Ballkanit përpara kështu duke penguar njohjen e Kosovës shtet i mbikqyrur kanë harruar se shekulli i XXI po e ridefinon edhe një herë politikën e saj ndërkombëtare duke vënë këtë të drejtë jo më mbi bazën e traktateve të dikurshme siç ishte ai Uestfalian, por këtë të drejtë ata tani e vendosin në një rend të ri ndërkombëtar ku si bazë themelore kanë parimin e lirisë së popujve për vetëvendosje, njohjen e atij etnitetit të pavarur nga shtete demokratike në botën e sotme bashkëkohore etj.

*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

KOMENTE