Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Rritja e pagave dhe pensioneve duhej të ishte bërë më parë nga qeveria
English

PS: Rritja e pagave dhe pensioneve duhej të ishte bërë më parë nga qeveria

Tiranë, 28 prill, NOA - Selia rozë deklaron se varfëria, krahasuar me vitin 2005, është shtuar shumë në vendin tonë, sidomos në zonat malore.Një fakt i tillë u vu në dukje nga sekretari i saj për çështjet ekonomike, Ilir Beqja, i cili gjatë një deklarate për shtyp pohoi se rritja e pagave dhe e pensioneve që u ndërmor dje nga qeveria është shumë e vonuar.

"Ajo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë sepse që prej më shumë se dy vjetësh

fatura e energjisë elektrike është rritur 140 %, buka e përditshme është ritur 140 % dhe litri i vajtit është rritur me 180 %", deklaroi Beqja.

Sipas tij, nën panikun e humbjes së 28 qershorit, kryeministri nuk mundi të fshehë mosmbajtjen e premtimeve dhe mosrealizimin e programit të qeverisë së tij të miratuar në shtator 2005.

"Dje Sali Berisha, pranoi se për të gjithë 280 mijë pensionistët e pleqërisë në qytet nuk arriti të mbajë as gjysmën e premtimit të 2005 për të dyfishuar pensionet në 4 vjet.

Madje për 100 mijë prej tyre nuk arriti të mbajë as 1/3 e premtimit. Për këta pensionistë, rritja në 4 vjet, është rritja më e ulët e pensioneve në 18 vitet e fundit", tha ai ndër të tjera.

Në fund, ai deklaroi se pas 60 ditësh gënjeshtrat do të marrin fund.

"Pas 60 ditësh, shqiptarët do të ndahen nga politika e vjetër e gënjeshtarve dhe e premtimeve që shkruhen në letër e nuk mbahen. Ne do të shpallim minimumin jetik sepse e kemi kurajon që i ka munguar politikës shqiptare në 18 vjet. Në programin e ri qeverisës kemi përcaktuar se si do të luftojmë varfërinë dhe papunësinë dhe se si do të forcojmë kohezionin social", tha Beqja.

n.e/NOA

Â

KOMENTE