Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditet policia e Beratit, zbulon 995 kg drogë që tentonte Greqinë
English

Tronditet policia e Beratit, zbulon 995 kg drogë që tentonte Greqinë

Berat, 28 prill NOA - Policia e Beratit është tronditur sonte nga një zbulim masiv i një sasie prej afro një toni drogë që përgatitej të dërgohej në Greqi për qëllime fitimi.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se para pak minutash ka përfunduar një operacion i nisur që pasdite, që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e sasisë prej 995 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Policia tha se ka zbuluar sasinë e madhe të drogës, e ambalazhuar në 230 thasë me disa kg secili, në rrugën që lidh qytetin e Beratit, me Urën Vajgurore, pranë Moravës, fshat i rrethit Berat.

Ka qenë një makinë tip fuoristradë me targa të Tiranës, që është zbuluar dhe sasia prej afro një kuintal marihuanë.

Policia konfirmoi ndalimin e Ervis Aliaj, 28 vjeçar nga qyteti i Fierit i cili në momentin e bllokimit të marihuanës, drejtonte automjetin ku u bë zbulimi nga antidroga.

Nga kontrolli i bërë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit, tek një banesë në lagjen "11 Janari", u gjet dhe sekuestrua edhe sasia tjetër e marihuanës, prej afro 895 kilogramësh.

Policia tha se po kërkon edhe disa persona të tjerë që dyshon shumë se janë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës që dyshohet se kishte si destinacion tregun narkotik grek.

a.k/NOA

KOMENTE