English


Zv/ministri Strazimiri, marrëveshje me Çekinë për krimin e organizuar

Pragë, 28 prill, NOA - Një ditë përpara aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, vendi ynë dhe Çekia firmosën në Pragë marrëveshjen dypalëshë për luftën kundër krimit të organizuar. Kjo marrëvshje, e firmosur nga Ministri i Brendshëm Çek, Langer dhe zv/endministri i Brendshëm Shqiptar, Gent Strazimiri, çon në një nivel më të lartë bashkëpunimin mes dy vendeve për luftën kundër trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve dhe qënieve njerëzore.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, marrëveshje të njëjta Shqipëria ka firmosur me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, duke synuar zbatimin e politikës së luftës kundër krimit të organizuar me zero tolerancë.

Bëhet e ditur ndërkaq se gjatë takimit me zëvendësministrin Strazimiri, ministri i Brendshëm çek konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave.

Langer tha se Çekia, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian është në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë në një kohë sa më të shpejtë.

Sipas tij, ky vendim nuk është vetëm në interes të Shqipërisë, por të vetë Bashkimit Europian, vendet e të cilit pritet të marrin një vendim për liberalizimin e vizave nga mesi i muajit maj.

Ndërkaq, progresi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, një nga kushtet kryesore për heqjen e vizave, është prezantuar nga zv/ministri Gent Strazimiri edhe gjatë takimit ministerial për emigracionin, të organizuar nga Presidenca Çeke e Bashkimit Europian.

n.e/NOA

KOMENTE