English

Aksidenti, drejtuesi i fuoristradës godet kalimtarin i cili nuk i mbijeton vdekjes

Durrës, 29 prill, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar 40-vjeçarin  Kujdesi Shehu, pasi aksidentoi për vdekje me mjetin e tij një kalimtar.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në zonën e Plazhit në Durrës, në sektorin "Apolonia", duke drejtuar mjetin e tij tip "Fuoristradë Nissan" me targë DR 3251 D, ai ka aksidentuar 54-vjeçarin Vangjel Shabani.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, por nga dëmtimet e marra, nuk arriti dot të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Materialet për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE