Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamirësi gjobitet nga polici për parkim të gabuar ndërsa shpëtonte jetë
English

Bamirësi gjobitet nga polici për parkim të gabuar ndërsa shpëtonte jetë

Berlin, 29 prill, NOA - Ndaloi të ndihmonte një njeri me probleme në zemër që ishte duke ndërruar jetë, por ka marrë si shpërblim gjobitjen nga polici për parkim të gabuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Volfratshausen të Gjermanisë, me punëtorin 42-vjeçar të ndihmës së parë, Steve Schiltenëolf, i cili ka vënë re një grua duke rënë përtokë në rrugë dhe ka ndaluar për t'i dhënë ndihmë. "E pashë se diçka shumë e keqe kishte ndodhur dhe bëra atë që u desh për të ndihmuar. E dija që gjëja më e mirë ishte që asaj t'ia sjell një ambulancë dhe gjëja e fundit që kisha në mendje ishte se sa gjatë do ta lija automjetin tim të parkuar", ka thënë ai. Më pas, sqaron se priti bashkë me gruan që të mbërrinte ambulanca, por kur u kthye, pa tek automjeti një police trafiku po shkruante një fletë - gjobe.

"Ajo e kishte parë pse isha ndalur dhe tentova t'i sqarojë por as kjo nuk bëri punë. E di se policët e trafikut kanë reputacion për të qenë të mjerë dhe të pashpirt. Duket se kjo është e vërtetë", ka pohuar bamirësi gjerman.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE