Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Financial Times : Mirëserdhe Shqipëri!
English

"Financial Times": Mirëserdhe Shqipëri!

Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian është një prej sukseseve të tij më të mëdha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbështetur shtetet e brishta në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë

Të goditur nga kriza ekonomike, argumentet kushtetuese dhe shqetësimet për raportet me Rusinë, do të ishte e lehtë për udhëheqësit e Bashkimit Evropian të injorojnë aplikimin e Shqipërisë së vogël për anëtarësim. E lehtë, por e gabueshme. Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian është një prej sukseseve të tij më të mëdha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbështetur shtetet e brishta në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Turqia dhe Kroacia, dy vendet të cilat tashmë kanë hyrë në bisedimet për anëtarësim, kanë hasur në vështirësi. Në rastin e Turqisë, ekziston një mungesë thelbësore e gatishmërisë politike të Bashkimit Evropian, e cila ka nxitur zhgënjime në Ankara. Në rastin e Kroacisë, problemi kryesor qëndron tek konflikti kufitar që ka me Slloveninë, për çka Lubjana është duke e bllokuar procesin e Zagrebit. Katër vendet tjera të Ballkanit Perëndimor - Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova - përballen me shumë sfida para se të mund të hyjnë në bisedime për anëtarësim. Serbia duhet të arrestojë fillimisht Ratko Mlladiqin, të akuzuarin për gjenocid; Bosnja duhet të dëshmojë unitet më të madh midis komuniteteve të ndara etnike; Maqedonia duhet ta zgjidhë konfliktin rreth emrit me Greqinë dhe Kosova duhet të fitojë më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Dhe të gjitha këto vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duhet të bëjnë shumë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë, por do të ishte edhe më e rëndë nëse s'do të ishin projektet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe, ndërkohë, Bashkimi Evropian duhet të gjenerojë një mbështetje më të fuqishme për zgjerimin në Ballkan. Që prej luftërave jugosllave, Ballkani Perëndimor ka qenë më shumë përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Përgatitja e rajonit për anëtarësim është e vetmja rrugë racionale për të siguruar paqen dhe prosperitetin.

KOMENTE