Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, rasti i parë në Gjermani, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme
English

Gripi i derrave, rasti i parë në Gjermani, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Berlin, 29 prill, NOA - Gripi i derrave po shënon raste të reja në të gjithë botën, me një përhapje të frikshme, e cila duket se po mbërrin deri në dyert e Evropës.

Sipas të dhënave, autoritetet gjermane të shëndetësisë kanë konfirmuar sot një rast me gripin e derrave në Bavari. Ka qenë instituti "Robert Koch" (agjenci federale për sëmundjet infektive) i cili konfirmoi praninë e gripit të derrit tek një nga rastet e dyshuara në Bavari.

Ndërkaq, autoritetet meksikane nga ana e tyre thonë se numri i vdekjeve të dyshuara nga gripi i derrit është në rënie.

Gjendja aktuale në Meksikë është shumë e rëndë dhe ekziston një izolim i plotë, pasi pjesa më e madhe e vendeve publike janë të mbyllura, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, në Kaliforni, guvernatori, Arnold Schëarzenegger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Gjithsesi, duke marrë këtë vendim ai tha se nuk kishte nevojë për alarm dhe kjo i ndihmonte shtetit për të koordinuar më mirë kundërpërgjigjen.

Kjo pasi Amerika është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të rasteve dhe zyrtarët u kanë thënë njerëzve se mund të ketë viktima.

Në SHBA zyrtarisht ka më shumë se 60 raste të konfirmuara të gripit të derrave, ndërsa pesë persona po trajtohen në spital.

Presidenti Obama nga ana e tij i ka kërkuar Kongresit 1.5 miliard dollarë për të forcuar masat amerikane ndaj kësaj sëmundje.

Shtëpia e Bardhë thotë se paratë e kërkuara do të përdoren për të depozituar stoqe me medikamente antivirale dhe për të zhvilluar një vaksinë të re në rast se virusi përhapet.

Nga ana e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, FAO, po dërgon një ekip për të hetuar akuzat se fermat industriale të derrave janë burimi i shpërthimit të gripit të derrave, nga i cili deri tani kanë vdekur 150 vetë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar 45 raste të kësaj sëmundjeje, shumica në Nju Jork.

Spanja ishte vendi i parë evropian që konfrimoi një rast të sëmundjes së gripit të derrave, një shtatas i sapokthyer nga Meksika.

Edhe autoritetet britanike kanë njoftuar për dy raste të kësaj sëmundje.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE