Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes: Ndarja e kufirit detar me Greqinë sipas ligjit ndërkombëtar
English

Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes: Ndarja e kufirit detar me Greqinë sipas ligjit ndërkombëtar

Tiranë 29 prill NOA - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë sqaruan sot ndarjen e kufijve detare me Greqinë.

"Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare", është bërë duke u bazuar tërësisht në metodat bashkëkohore të përcaktimit të kufirit detar, si dhe mbi parimet që respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit." thuhej në deklaratën për shtyp të lëshuara nga dy ministritë.

"Baza juridike për përcaktimin e kufijve detarë dhe shelfit kontinental gjendet në Konventën për të Drejtën e Detit, (e njohur ndryshe si Konventa e Montego Bay sipas emrit të vendit ku u përfundua në vitin 1982), e cila ka hyrë në fuqi me 16 nëntor 1994. Greqia është palë nga 21 korriku 1995 ndërsa Shqipëria që nga data 23 qershor 2003 . Duke qenë të dy vendet palë në këtë traktat ndërkombëtar, janë të detyruara sipas nenit 83 të Konventës, "të përcaktojnë me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtare kufirin e shelfit kontinental". thuhej me tej në komunikatë.

Sipas dy ministrive parimi i përdorur për përcaktimin e vijës kufitare është ai i baraslargësisë, d.m.th përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare.

"Çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër. Shqipëria nuk ka dhënë dhe as ka marrë asnjë milimetër katror të hapësirës së saj territoriale si rezultat i kësaj marrëveshje" përfundojnë deklaratën ministritë.

k.k/NOAÂ

KOMENTE