Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia zbulon parkingun me automjete të dyshuara si të vjedhura, arrestohet pronari
English

Policia zbulon parkingun me automjete të dyshuara si të vjedhura, arrestohet pronari

Tiranë 29 prill NOA - Â Antitrafiqet e policisë së Tiranës sekuestrojnë 5 automjete të cilat dyshohet se janë vjedhur jashtë shtetit, ndërsa çojnë në qeli pronarin e tyre.

Në orët e para të ditës së sotme policia e Tiranës ka kryer shoqërimin e 42-vjeçarit Perjet Abazi pasi në ambientet e parkingut të tij që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në fshatin Yrshek, u gjetën dhe u bllokuan pesë automjete të dyshuara të vjedhura dhe të trafikuara nga shtete të tjera për në drejtim të Shqipërisë.

Burime nga policia thanë se kishin siguruar informacione në rrugë operative për automjetet e vjedhura ndaj dhe agjentët e antitrafiqeve nisën menjëherë hetimet.

Sipas të njëjta burimeve në parkingun, pronë e Abazit u gjet automjeti Foristradë, tip- BMË X5, me targë TR 5251 I, automjeti furgon, tip-Benz Sprinter, pa targa, automjeti tip-Benz 320, me targë SRU 731, automjeti Foristradë, tip-Nisan Petrol, me targë TR 7240 G dhe automjeti tip-Benz ML, me targë DF 646 EL.

Ndërkohë, nga specialistët e antitrafiqeve po vazhdon puna hetimore mbi verifikimin e plotë të këtyre automjeteve, origjinën e tyre si dhe dokumentacionin përkatës.

Ndaj Pejet Abasit ka nisur ndjekja penale, për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike".

k.k/NOA

KOMENTE